Banorët protestojnë me flamuj amerikanë në duar, Rama i rrethon me forca speciale (Foto)

Protesta e banorëve të Unazës së re është tensionuar gjatë mbrëmjes së sotme. Ata kanë pasur edhe një përplasje me policinë në momentin që kanë sulmuar kantierin e firmës private që do të shkatërrojë shtëpitë e tyre.
Por në përgjigje të protestave të banorëve, qeveria e Edi Ramës ka dërguar forcat speciale të FNSH-së, për tu përballur tek Unaza e re.
FNSH-ja ka marrë në mbrojtje edhe kantierin e firmës private.
Ndërsa banorët kanë protestuar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë në duar duke hedhur parrulla të ndryshme.
Deputeti i PD, Klevis Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos përplasen me policët pasi ata po zbatojnë detyrën. Balliu i ka bërë thirrje drejtorit të Policisë së Tiranës që të tërheqë efektivët për të mos provokuar më shumë banorët.
“Asnjë prej këtyre nuk do t’iu prishë shtëpinë, po zbatojnë detyrën. I bëj thirrje drejtorit të policisë të tërheqë trupat mos të ketë provokime. Asnjë këtu se ka me Policinë e Shtetit. Ju jeni në të drejtën tuaj të mbroni shtëpitë tuaja. Por fajin nuk ua kanë këta policë”, iu tha Balliu, banorëve.
Pas bisedimeve, banorët janë tërhequr disi, ndërsa forcat e FNSH vazhdojnë të qëndrojnë kordon në pjesën fillestare të kantierit për Unazën e Madhe.

46492264 10156966426714429 2817282337522319360 o

b

Artikulli paraprakRevolta te Unaza e Re, policia sulmon protestuesit dhe arreston 10 banorë, mes tyre edhe minorenë
Artikulli tjetër“M’u thaftë dora që e kam votuar Ramën! Atëherë na tha; shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak”