Një skenë e veçantë u kap nga kamerat në përfundim të Gjermani-Holandë 2-2, sfidë dramatike që kualifikoi Holandën në minutat e fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk ngushëlloi arbitrin Ovidiu Hategan, me këtë të fundit që ishte i përlotur në fushë.
Van Dijk shënoi golin që kualifikoi Holandën për në finalet e Nations League (ku janë kualifikuar edhe Anglia, Portugalia e Zvicra), ndërsa më pas vuri re arbitrin që po qante dhe shkoi ta pyeste.
“Ai njeri nuk u përmbajt dot më, ishte aty me lot në sy sepse sapo kishte humbur nënën e vet”, tha pas ndeshjes Van Dijk, për Voetbal International.
“I thashë të bëhej i fortë dhe se kishte gjykuar shumë mirë. Mund të jetë diçka e vogël, por shpresoj ta kem ndihmuar disi”.