Unaza e Re, reagon Vasili: Rama, megagrabitje para syve të qytetarëve!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka quajtur një megagrabitje projektin e Unazës së Re të vendosur nga qeveria.
Duke përsëritur deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që u premtonte asnjë shembje banorëve të Unazës së Re vite më parë, Vasili tha se e ka bërë këtë për të marrë disa vota më shumë. vasili lsi
Po ashtu kreu i grupit të LSI, tha se akse të tjera rrugore janë më të gjata dhe janë bërë më me pak para, ndërsa për Unazën e Re do të shpenzohen 19 mln euro.
“Kryeministri i Shqipërisë duhet të turpërohet dhe para çdo deklarate tjetër duhet t’i kërkojë falje 1000 herë qytetarëve pasi i mashtroi për t’i marrë votën. Sot, sipas tij, ata s’kanë asnjë të drejtë por u dashkan të dalin në mes të 4 rrugëve.
Tani që ta kuptojnë qytetarët sa e madhe është grabitja, po ju tregoj: Ju e njihni aksin Fier-Vlorës, 22 km rrugë me investim 2 mln euro. U bë me garë të hapur.
Ndërkohë rruga në Unazën e Re bën 19 mln euro. 7-8 herë më shumë. Kemi plot akse tjera, aksi Levan-Tepelenë”, tha Vasili.

Artikulli paraprakSuperskandal! Rama liron nga burgu Kostandin Xhuvanin, vrau 5 vetë!
Artikulli tjetërShqiptarë bëhuni gati! Do paguani 186 miliardë lekë taksa shtesë për koncesionet e Ramës