Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.
Një protestuese shprehet se ka policë të veshur civil, që po provokojnë banorët, dhe sipas saj ato po hedhin shashka dhe kapsollë. Më tej ajo shton se policia nuk i ka provokuar, por i ka sulmuar dhe madje ka drejtuar armën kundrejt tyre.
“Nuk kemi hedhur shashka. Ka të lënduar midis nesh, u lëndua nëna ime. Policia duhet të bëjë detyrën dhe mos të ngrejë shkopa gome kundër nesh. Ka pasur provokime nga policia. Ka pasur policë të veshur civilë të cilët kanë hedhur shashka dhe kapsollë për të na provokuar. Janë klyshat e Ramës. Nuk janë hedhur shashka nga ne. Nuk provokoi, policia ngrejti dorën ndaj nesh, duke na drejtuar armën”, shprehet një protestuese.
Ndërkohë, opozita vijon të jetë në në krah të banorëve që po prtoestojnë para Parlamentit.
Qytetarët kanë marrë megafonin dhe i janë drejtuar me thirrje të forta, qeverisë dhe deputetëve të PS që ndodhen brenda në Kuvend.