Basha me protestuesit tek Unaza e Re paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë dhunën ndaj qytetarëve!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në protestën banorëve tek Unaza e Re, ku ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do të paguajë për çdo gjë.
Sipas Bashës i vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama, dhe shumë shpejt kryeministri do të paguajë edhe për dhunën ndaj qytetarëve dhe atë ndaj policëve.
‘Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit dhe sharjet rrasiste të qytetarëve është kryeministri i vendit. Rama mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, gra me brinjë të thyera. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë. Ky njeri i papërgjegjshëm, por përdor sot për vjedhjen e 40 milionë eurove, të cilët paguhen nga qytetarët. Po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen dhe së dyti po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe qytetarët përballë. Njeriu që po shkel ligjin është Edi Rama. Opozita ka qenë aty ka qenë pranë qytetarëve, unë kam qenë pranë tyre dhe do të vijoj të jem pranë tyre. Vija e kuqe u shkel kur u vuri kryqe boje shtëpive të qytetarëve. Do ta paguajë shtrenjtë edhe atë që ju ka ndodhur qytetarëve edhe atë që ju ka ndodhur policëve. Ai çoi policë të patrajtuar për të mbrojtur vjedhjen, ajo kapi kapsollën me dorë. Edi Rama i trajtoi protestuesit si turmë. Ai është një kryehajdut, një kryemashtrues. Policia të jetë në anën e ligjit jo në anën e hajdutëve. Ligji e thotë qartë, ‘banesa është e shenjtë’. Premtimi i tij është i qartë, ‘asnjë ndërtim nuk do të shembet’. Sot pse po i shemb, për një aferë korruptive 40 milionë eurosh. Dëmshpërblim i drejtë për këta banorë, dhe heqje dorë nga kjo aferë korruptive. Nuk ka pse të plagosen qytetarë e policë, për aferën korruptive të Edi Ramës’, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakProtestuesit mesazh kryeministrit: “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”!
Artikulli tjetërProtestuesit zbrapsin policinë, qytetarët-Ramës: Nuk na përçan dot siç përçave artistët për Teatrin