Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e ndodhura dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re.
Në një status në “Facebook”, Manjani thotë se, gjuha e përdorur nga Rama është njësoj si ajo e përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Sipas tij, me këtë gjuhë përçarje, Rama kërkon të fshehë krimin financiar të radhës.
Postimi në Facebook
Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!
Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!
Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!
Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.
Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.
Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.
Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri! Ky quhet ABUZIM i pastër!