LSI thirrje qytetarëve: Mos kini mëshirë për këtë kryeministër!

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka analizuar sot zë më zë, Buxhetin për arsimin të vitit 2019. Mehmetaj, duke e ballafaqur Buxhetin me raportin e fundit të FMN-së që vë theksin në uljen e investimeve buxhetore në arsim, bëri të ditur se ato vazhdojnë të jenë të ulëtadhe shifrat e publikuara nuk përputhen me ato ç’ka janë premtuar nga kryeministri dhe ministrja e Arsimit.
Mehmetaj tha se Reforma në Arsimin e Lartë dhe shkatërrimi i Akademisë së Shkencave janë kërbaçi i fundit që kjo qeverisje i dha universiteteve. Ministrja në vend të jepte dorëheqjen, e kthen gishtin nga bordet e universiteteve si fajtorë.
E gjithë kjo situatë tregon se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e duan arsimin. Edhe njëhërë u bëj thirrje shqiptarë të mos kenë durim, të mos kenë më mëshirë, për këtë kryeministër, simbol të vjedhjes dhe të shpifjes,’ përfundoi Mehmetaj.

Kejdi Mehmetaj1514833562

Artikulli paraprak”Policët më vunë pistoletën në kokë”, zbardhet dëshmia e Dobrajt: Nuk e plagosa unë policen!
Artikulli tjetërIncidenti/ Punonjësi i Bashkisë së Vlorës në luftë me jetën, ngjarja mbahet e fshehtë