Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë protestuesit të cilët protestojnë prej dy javësh kundër rritjes së çmimeve të karburantit.
Përplasjet shpërthyen në Champs-Elysées pavarësisht kordonit policor perreth zonave të ndjeshme në qendër të kryeqytetit francez.
Rreth 280,000 vetë morën pjesë në protesta në më shumë se 2,000 zona te ndryshme në Francë të shtunën e kaluar kunder rritjes se çmimit te karburantit.
Organizatorët e quajten protesten e sotme si akti dy në fushatën e tyre te mosbindjes.
Tensionet e sotme u shkaktuan kur protestuesit goditen policet me shishe uji duke nxitur reagimin e autoriteteve te rendit. Sipas mediave te huaja, ne proteste u perfshine edhe grupet e ekstremit te djathte te cilet provokuan policine me aktet e tyre te dhunshme.
Rreth 3,000 policë janë dislokuar në Paris për të parandaluar protestuesit që te mos demostrojne në zona të paautorizuara. Çmimi i naftës, karburanti më i përdorur në makinat franceze, është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të kaluar në një mesatare prej € 1.51 për litër, niveli më i lartë që nga fillimi i viteve 2000.
Çmimet botërore të naftës u rritën përpara se të uleshin përsëri, por qeveria e Macron ngriti taksën e hidrokarburevekëtë vit me 7.6 centë për litër në naftë dhe 3.9 centë në benzinë, si pjesë e një fushate për makina dhe karburant më të pastër.