Ish ambasadori amerikan bindet për dështimin e Ramës: Nuk funksionon prej korrupsionit

Ish ambasadori amerikan, i cili u larguar nga Shqipëria si një mik i Ramës është bindur për dështimin e tij duke rrëfyer edhe arsyet se përse mund të konsiderohet dështim. Arvizu i referohet largimit masiv të shqiptarëve si një fenomen trishtues.
Është rishfaqur pas shumë kohësh në Tiranë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, për një vizitë private.
Por duket se për ish-diplomatin e lartë amerikan në Shqipëri gjërat nuk po shkojnë, ashtu siç kishte shpresuar gjatë kohës që ishte me detyrë këtu.
Gjatë një bisede në emisionin ‘Ëake Up’ në Top Channel, mëngjesin e sotëm Arvizu ka rrëfyer përshtypjet, se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.
Duke u ndalur në plagën e rëndë të emigrimit të qindra mijë shqiptarëve veçanërisht gjatë viteve të fundit, ai e komentoi këtë si një situatë të trishtë, e cila vjen më së shumti si pasojë e korrupsionit qeveritar.
‘Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.
Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë.
E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë’, deklaroi ish-amabasdori Aleksandër Arvizu.

Artikulli paraprakPërse femrat vuajnë nga dhembjet e gjurit, ndërse meshkujt nga ato të shpinës
Artikulli tjetërVideo-ja që po “çan” rrjetin/ Në Francë policia jo vetëm që nuk arreston protestuesit, por u bashkohet atyre