Akt banditesk, pse Rama sulmoi BE nga Peja

Sali BERISHA

Deklaratat e Edvin Kristaq Rames ne Peje jane mirefilltas antishqiptare!
Te dashur miq, perdorimi i perseritur Kosoves nga Edvin Kristaq Rama per te sulmuar dhe kercenuar BE eshte akt banditesk dhe fund e krye antishqiptar.
Tashme eshte bere zakon qe çdo vizite ne Kosove, Edvin Kristaq Rama do te perdore per te mbuluar deshtimin e tij te plote ne rrugen e integrimit, hapjes se negociatave te Shqiperise ne BE por edhe per te ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç.
Me mesazhet kercenuese qe leshon nga Kosova, Rama si nje bandit, si nje Don Kishot i vertet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij te mbylle syte para organizates shteterore krimiminale me te rrezikshme te Europes, “Rilindja” qe kryesohet nga kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama.
Ai mendon se me keto kercenime prej banditi te lidhur me njemije fije me krimin do mund te detyroje BE te hape negociatat pavaresisht se ai dhe organizata kriminale e Rilindjes qe kryeson linden ne zener te Europes nje Kolumbi dhe shkuar Kolumbise, ndertuan narkoshtetin e vetem ne bote, vendin me te korruptuar te planetit dhe vendin e vetem ne bote me nje drejtesi dyshkallesh, de fakto pra pa sistem drejtesie.
Prandaj denoj me ashpersine me te madhe deklaratat antikombetare ne thelb proserbe kunder BE te Edvin Bregoviçit dhe perdorimin e Kosoves nga ana e tij per deklarata, me te cilat kerkon te mbuloje deshtimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorances se tij te krimit dhe droges, vjedhjes dhe korrupsionit.

Artikulli paraprakRevoltë edhe në Shkodër për rrugën e Velipojës, banorët: Dëmshpërblim sipas tregut ose bllokojmë punimet
Artikulli tjetërBehar Haxhiu zgjidhet në krye të PD Krubin