Në Kurbin është zhvilluar konferenca e Degës së PD-së, rivalë për kreun e kreut janë vënë përballë kryetari dhe zëvëndëskryetari përkatësisht Behar Haxhiu dhe Marjan Tuci. Në përfundim të votimit Behar Haxhiu ka rezultuar fitues e kësj gare, ndërsa rivali i tij Marjan Tuci do të uronte kreun e ri të Degës së Kurbinit. Ai ka thënë se tashmë detyra e demokratëve kurbinas është të thyejmë qeverisjen e Edi Ramës.
Ndërsa Juristi Behar Haxhiu është shprehur se kjo garë më motivon mua dhe tërë strukturat e PD-së në Kurbin për të filluar përgatitjet në zgjedhjet e 30 qershorit. Në garën e zgjedhjeve vendore kemi të sigurtë fitoren e demoktarëve, për t’ju sjellë atyre shpresën për një qeverisje vendore ndryshe. Behar Haxhiu ka qeverisur në Komunën e Milotit për dy mandate radhazi duke kryes një sërë investimesh për komunitetin e kësaj zone. Ndërsa në zgjehdjet e fundit parlamentare Kurbini ka rezultuar fitues me afro një mijë vota kundrejt të majtëve në pushtet. Ne konferencë përveç delegatëve, asituan dhe deputetë nga Qarku Lezhë dhe përgaqësues nga Selia qendrore e PD-së.