Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur, ja kush ishte shënjestra

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.
Forcat e policisë janë drejtuar për në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë një plumb në këmbë
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.
Shënjestra e atentatit pas të shtënave mbrëmjen e sotme në kryqytet, është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata. 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

policia

Artikulli paraprak“DerStandard”: Artistë dhe qytetarë protestojnë kundër prishjes së Teatrit, por Rama nuk ndalet, do ta shembë!
Artikulli tjetërDokumenti/ Si dhe ku Rama do transferojë 20 milionë euro nga Unaza e Re