Banorët- Veliajt: Nuk ka bir kurve që të prekë shtëpitë tona!

Banorët e Unazës së Re e kanë cilësuar si mashtrim një takim të kryebashkiakut Veliaj me disa banorë të pretenduar të kësaj zonë, që u zhvillua sot në Bashki.
Qytetarët protestues, u rimblodhën sërish në unazën e re dhe u deklaruan prerë se askush nuk do të mundet t’u prekë shtëpitë e tyre.
“Nuk ka bir kurve, siç u pëlqen të flasin këtyre rilindasve, që të prekë shtëpitë tona. Ne jemi të vendosur që t’i mbrojmë ato”, tha një banor i indinjuar.
Ai tha se asnjë nga personat që takuan sot Erjon Veliajn, nuk ka qënë asnjë ditë pjesë e protestës së tyre.
Në protestë mori pjesë edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, cili i cilësoi zyrat e Bashkisë dhe të Rilindjes, si zyra të mashtrimit.

protes

Artikulli paraprakBanorët e Astirit paralajmërojnë përshkallëzim të protestës: “Çadra dhe qëndresë pa afat”!
Artikulli tjetërKryemadhi thirrje qytetarëve: Të bashkohemi me protestuesit sa s’është vonë!