Qeveria disbursoi nga paratë publike 17% të fondeve për ndërtimin e tre impianteve të mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave deri më tani janë disbursuar 4,3 miliardë lekë (34 mln euro), nga 24.9 miliardë lekë që është kostoja totale për të tre impiantet, ku 75% shkojnë për financimin e inceneratorit të kryeqytetit.
Për inceneratorin e Fierit është disbursuar gjysma e fondit të programuar, teksa punimet kanë nisur këtë vit. Sipas të dhënave Integrated Technology Ëaste Treatment Fieri ka marrë 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit deri më datën 11 nëntor, teksa i gjithë impianti kushton 3,6 miliardë lekë.
Për inceneratorin e Elbasanit janë disbursuar 2 miliardë lekë nga 2.9 miliardë lekë që kushton gjithsej impianti. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës janë disbursuar gjithsej 861 milionë lekë nga 18.3 miliardë leke që kushton gjithsej projekti.
Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2018 produkti “Inceneratori i Fierit”, nga 752.772.000 lekë të planifikuara janë disbursuar 501,846,816 lekë, teksa vazhdon financimi sipas zbatimit të kontratës.
Produkti “Inceneratori i Elbasanit” është planifikuar të financohet 661,500,000 lekë këtë vit, teksa janë disbursuar 355,721,871 lekë dhe vazhdon financimi sipas zbatimit të kontratës.
Projekti “Inceneratori i Tiranës”, në buxhetin e vitit 2018, ishte planifikuar të financohej me 500 milionë lekë në zërin investime me financim të brendshëm.
Me aktin Normativ nr. 1, datë 26.07.2017, është akorduar shuma 253 milionë lekë dhe për këtë projekt, buxheti shkoi në 753 milionë lekë. Gjithashtu në zbatim të kontratës koncesionare projekti në strukturën buxhetore është përfshirë në zërin shpenzime operative 602, me autoritet Bashkinë e Tiranës.
Për projektin “Administrimi i mbetjeve të ngurta në Juglindje të Shqipërisë, Faza e dytë”, është planifikuar mbështetja buxhetore financim i huaj me vlerë 50,000,000 lekë. Për këtë produkt është planifikuar mbështetja buxhetore me TVSH 10,000,000 lekë. Nga monitorimi i produktit se nga financimi i huaj disbursuar 325,550 lekë dhe nga financimi i brendshëm (TVSH) janë disbursuar 4,249,867 lekë. Ministria e Infrastrukturës sqaron se problematike gjatë zbatimit të projektit ka qenë pengesa e ndërtimit të stacionit të transferimit të mbetjeve në Pogradec nga banorët e zonës.
/Monitor.