“Die Presse” shigjeton Ramën për drogën: Korrupsioni i tij, me pasoja gjeopolitike

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga droga; “njeriu i fortë” socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”.
Kështu thuhet në një artikull i të përditshmes austriake “Die Presse” në një koment të botuar nga Karl-Peter Schëarz. Ai analizon përkeqësimin e shtetit ligjor dhe problemet me korrupsionin dhe kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit. Autori i analizës thotë se në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë, citon lapsi.al.
“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. “Njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë “Fondacioni Maarif” bleu Universitetin Neë York.
Në themelimin e Air Albania dhe në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive. Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur” – shkruan “Die Presse” në artikullin e saj.

Artikulli paraprakKim Mehmeti: Shqipëria, peng e një piktori të dështuar Kryeministër
Artikulli tjetërPërse hëna e plotë çrregullon shëndetin