Policia terror te Unaza e Re! Arreston me dhunë 3 protestues, dhunon kameramanët pse filmuan ngjarjen

Policia ka shoqërua me dhunë 3 protestues gjatë mbrëmjes së sotme tek Unaza e re.
Ndërkohë që në furgonin e policisë ka shkuar dhe deputeti Balliu, i cili ka shoqëruar protestuesit, për ti marrë në mbrojtje pas dhunës së ushtruar nga policia.
Bëhet me dije se tre protestuesit janë dërguar në komisariatin numër 6 në Tiranë.
Polici ka ushtruar dhunë jo vetëm mbi protestuesit, por edhe mbi kameramanët e televizioneve.
Dhuna ndaj operatorëve të medias, ka ardhur pasi këta të fundit kanë filmuar momentin e arrestimit të protestuesve. Siç shihet edhe në video, policia nuk njeh më asnjë rregull por qëllon kush i del para.
Protestuesit tek Unaza e re i kanë bërë thirrje Edi Ramës që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga vendimi për prishjen e banesave, në të kundërt do të rrëzohet. “Poshtë Edi Rama, poshtë qeveria’, me këto thirrje banorët i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet nga prishja e shtëpive pasi nuk do ja arrijë kurrë qëllimit.
Banorët janë shprehur të bindur se askush nuk do të mund t’i përçajë dhe as ti largojë ata nga shtëpitë e tyre.

protoduari

Artikulli paraprakKapja e 1.5 ton drogë në Itali, deputeti i PD ironi me Sandër Lleshin: “Bravo”! “Një fillim i mbarë”
Artikulli tjetërTerrori/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, mes tyre edhe një fëmijë, deputeti i PD futet në furgonin e policisë