Deputeti thirrje Ramës: Tërhiqu nga terrori ndaj banorëve, do përballesh me reagimin qytetar!

Në mbështetje të banorëve tek Unaza e Re, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
I pranishëm në protestë deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, tha se, Rama duhet të distancohet njëherë e më parë nga ky terror, sepse qytetarët nuk mund të mbahen nën diktatin e terrorit. Ai tha se Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit, dhe në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi.
‘Edi Rama duhet të tërhiqet nga dhuna dhe terrori ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo dhunë, pasi reagimi qytetar do të jetë edhe më i fortë. Ka rënë përfundimisht bashkëqeverisja me qytetarët. Rama sot qeveris me kriminelët dhe krimin e organizuar’, deklaroi Brahimllari.
Në ditën e 28 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re janë shprehur se do mbrojnë shtëpitë e tyre pasi i kanë të ndërtuar me djersë dhe gjak.
Banorët kanë bllokuar edhe gjatë ditës së sotme rrugën kryesore. Me thirrjet ‘Shtëpitë i kemi me gjak’ dhe ‘Poshtë qeveria’, banorët shprehen se nuk do tërhiqen dhe do vazhdojnë protestat e tyre. “Populli i ka dhënë pushtetin Ramës dhe ne do mbrojmë shtëpitë tona. Me këtë shtet ne jemi të zhgënjyer”, tha një prej banorëve në protestë.

5ygb

Artikulli paraprakTerrori/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, mes tyre edhe një fëmijë, deputeti i PD futet në furgonin e policisë
Artikulli tjetërKërcënohet me jetë ministri italian, Salvini: Të shtunën e ardhshme në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi