Një 21-vjeçar në Maqellarë të Dibrës rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. Familjarët e Mateo Agës, ishin ata që denoncuan ngjarjen në polici.
“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan,” rrëfejnë prindërit.
“Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji”, janë shprehur ata në polici.
Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit, por deri tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij.