Mund të kosniderohet një qeveri dhe Kryeministër bastard që ashtu sikurse gjobit çdo familje ka vendosur të gjobisë edhe studentët me tarifa që arrijnë deri në 70 mijë lekë për provim. E gjitha kjo për ti pamundësuar atyre studimet dhe për ti nxjerrë në rrugë. Kjo ka sjellë revoltën e ashpër të studentëve të cilët kanë nisur një betejë të fortë nga sot.
Është dita e dytë, që studentët e kryeqytetit janë ngritur në protesta masive dhe pritet që atyre tu bashkohen edhe “bashkëvuajtësit” e tyre në gjithë universitet e vendit. Shkëndija për këtë “kryengritje” e cila ka nisur me bojkotin e mësimit dhe bllokimin e rrugës përpara ministrisë së Arsimit ka qenë vendimi i fundit i qeverisë Rama, për pagesën e krediteve për çdo provim. Vendimi parashikon pagesë 670 lek/kredit në nivelin Bachelor. Kujtojmë se një lëndë ka 5-10 kredite. Ndërsa për studentët e masterit tarifa është dhe më e lartë 1700 lek/kredit.
Me një llogari të thjeshtë, del që çdo studenti që ka provime të mbartura nga viti i kaluar i kërkohet të paguajë menjëherë deri në 7000 mijë lekë (70 mijë te vjetra), për të hyrë në këto provime. Gjithashtu si asnjëherë më parë, studentëve u është kërkuar që të paguajnë gjithë tarifën vjetore të shkollimit paradhënie, brenda datës 15 Dhjetor të këtij viti.
Të gjitha këto ndryshime që prekin fortë xhepin e familjeve të studentëve janë bërë, pa asnjë konsultim dhe paralajmërim. Këto janë gjoba të qeverisë, sikur të mos mjaftojnë ato të pedagogëve në shkëmbim të marrjes së provimeve. Ne i kemi familjet e varfra dhe nuk kemi ku ti gjejmë në një dorë 400 mijë lekë deri më datë 15 Dhjetor -tha për Syri.net, një nga protestuesit.
Ata kanë refuzuar që të hyjnë në bisedime me ministrinë e Arsimit, duke deklaruar të vendosur, se e vetmja zgjidhje është heqja dorë nga këto gjoba të vëna në mënyrë të pabesë ndaj tyre.
Studentët deri në këtë fazë të protestës kërkojnë: heqjen e tarifës për provimet e mbartura dhe pagesë me këste të tarifës vjetore të studimit. Por duket se pas shurdhërisë së qeverisë, kërkesat e tyre do të shtohen. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se nëse qeveria Rama, do të bëjë edhe në rastin e tyre “shurdhin”, ata do të radikalizojnë protestën e tyre, duke ftua prindërit, familjarët dhe gjithë qytetarët e gjithë Shqipërisë në protesta pa afat.