Studentët ultimatum Ramës, 4 kërkesat!

Studentët shqiptarë janë ngritur në protesta kundër Edi Ramës dhe politikës së tij, që vetëm mbledh para nga ata.
Sot ata kanë organizuar një protestë madhështore dhe nesër do të marshojnë sërish në qendër të Tiranës dhe tek Ministria e Arsimit.
Në një deklaratë të mbrëmjes së sotme, studentët kanë renditur 4 kushte për Edi Ramën.
Ata i kanë lënë një afat përgjigjeje Ramës deri nesër në orën 16:00, në të kundërt protestat do të vazhdojnë pa afat.
Kushtet e studentëve:
Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.
Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabatë votash si Ministria e Arsimit.
Përmirësim të kushteve në konvikte.
Përgjysmimin e tarifës së studimeve.

ddd

Artikulli paraprak‘’Ktheji përgjigje kësaj z. Kryeministër!”, studentja vë me shpatulla pas murit Ramën
Artikulli tjetërShqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur?