Revolta studentore ka ndezur kryeqytetin që në orët e para të mëngjesit. Me mijëra studentë janë bashkuar në protestë duke kërkuar anullimin e gjobave që qeveria ka vendosur ndaj tyre. Ata jën mbledhur fillimisht në fakultetet e tyre dhe më pas nga të gjitha rrugët e Tiranës kanë vërshuar drejt ministrisë së Arsimit.
Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.
Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës.
Studentët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre. Kjo ka sjellë irritim tek ta. Studentët i kanë dhënë një ultimatum qeverisë se në rast se nuk anullon tarifat që ka vendosur ndaj tyre, atëhere protesta do të kalojë në një grevë të përgjithshme.
E e vetmja përgjigje që studentët kanë marrë deri tani është ajo nga Rama përmes një komenti në facebook ku i ka ofenduar ata duke i quajtur mbetës.
Studentët i kanë shtrirë protestat e tyre në të gjithë qytetet ku ka universitete. Studentët e universitetit të Korçës kanë dalë në rrugët e qyteteit duke bllokuar rrugët duke u solidarizuar me kërkesat e studentëve të Tiranës ku kërkohen anullimi i gjobave që Rama u ka vendosur studentëve.