Skandali i Ramës me 20 milionë eurot, reagon ish-Presidenti: Gangsterizëm shtetëror!

Ish-Presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve pas skandalit të publikuar nga emisioni “Të Pa Ekspozuarit”, në lidhje me kompaninë që ka fituar tenderin e Unazës së Madhe duke falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit.
Përmes një postimi në Facebook Nishani thekson se kjo është prova skandaloze se si kjo kompani ka përfituar 40 milion euro për 2,2 km rrugë tek Unaza e Re. Ai shtoi se “Ky denoncim na provoj se kemi të bëjmë me gangsterizëm shtetëror”.
Reagimi i ish-Presidentit Nishani
Në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në u paraqitën fakte dhe prova skandaloze se si 40 milion eurot e qeverisë rilindëse për 2,2 km rrugë tek Unaza e Re i paska fituar dhe një kompani jo vetëm anonime por me dokumente të falsifikuara, madje dhe të shtetit amerikan e autoriteteve amerikane.
Këto dokumente të falsifikuara jo vetëm janë paraqitur nga mashtruesit por dhe kanë kaluar, pranuar e miratuar nga pushtetarët.
Që kjo ishte një vjedhje kjo u mor vesh që kur u mësua se do paguhen 40 milion euro për 2 km rrugë.
Një vjedhje e tmerrshme kur 1 km autostradë tek Unaza paguhej 10 herë më shtrenjtë se 1 km autostradë në Amerikë dhe se në të gjitha investimet e tjera të mëparshme të bëra në Shqipëri.
Por provat skandaloze të falsifikimit për të realizuar këtë bashkëvjedhje e tejkalon krimin e vjedhjes.
Ky denoncim na provoj se kemi të bëjmë me gangsterizëm shtetëror.
Gangsterrizëm në vjedhjen e miliona e miliona para të shqiptarëve të varfër.

Gangsterrizëm që ndan mes pushtetarëve dhe falsifikatorëve paratë e vjedhura studentëve, pensionistëve, biznesit të ndershëm, rrogëtarëve, spitaleve, ilaçeve, ujit e dritave të qytetarëve.
Në këtë situatë skandaloze do të duhej të ishte nisur një hetim i madh antikorrupsion nga faqja e parë e dosjes së këtij projekti deri në firmën e vulën e fundit.
Një hetim kriminal ndaj çdo autoriteti qeveritar e bashkiak i përfshirë në këtë aferë gangsterrizmi, qoftë me procedura antiligjore, qoftë me dhunën shtetërore, qoftë me deklarata dhe presion verbal manipulativ, vetëm me një qëllim.
Ti shërbenin gangsterrizmit të vjedhjes masive të 40 milion eurove për 2 km rrugë.
Por kjo nuk ndodh sepse ligji është grisur e hedhur në rrugë.
Kjo nuk ndodh se drejtësia është asgjesuar.
Kjo nuk ndodh se shteti është marr peng.
Një shtet i marr peng nga ky soj gangsterrësh në pushtet dhe të ashtuquajtur bisnesmenë.
Tashmë shqiptarët kanë vetëm një mision, të shpëtojnë shtetin e tyre nga pengmarrja prej këtyre gangsterrëve.
Për fat të keq, shqiptarët nuk kanë më as ligj e as drejtësi në duar që të asgjesojnë gangsterrët pengmarrës.
Ata kanë vetëm forcën e shpirtit dhe përgjegjësisë prindërore.
Ato mjaftojnë për të kapur prej fyti e flakur tej çdo gangsterr që i vjedh dhe i grabit në këtë far feje.

Artikulli paraprak“Po tani Lali Lëtyra, do pushosh”?!
Artikulli tjetërShpërthen rrjeti ndaj Ramës: Ik nga ajo karrige para se populli të të marrë zvarrë!