Një kujtesë nga Azemi për qorrat e Veliajt të infiltruar në protestë

Bledi KASMI

Kur Azemi u përball për të parën herë me Ramiz Alinë, i cili po i paraqiste studentëve gatishmërinë për përmirësimin e kushteve në konvikte, sikurse bëri edhe Rama dje me projektet 3D të godinave imagjinare të studentëve, Azemi i tha Ramizit drejt duke e parë në sy; “Nuk po protesojmë për pjatën e groshës, lugët dhe pirunjtë, por po kërkojmë pluralizmin politik”.
Tani kujtoni liderin e protestës së Dhjetorit ’90 dhe mos e bëni pis duke e krahasuar me qorrat e Veliajt që kanë uzurpuar drejtimin e revoltës studentore për ta manipuluar atë për qëllime të tyret personale duke u paraqitur si heronj nëse i plotësohet kërkesat për të lyer me gëlqere muret e konviktit.
Çdo student duhet të çlirojë protestën nga qorrat e Veliajt dhe të lejojë të rrjedhë natyrshmë revolta studentore pa e bërë pis nga inetersat politike të klyshëve të pushtetit. Studentët duhet të kuptojnë se ata që po tentojnë të uzurpojnë revoltën e tyre ndaj një regjimi që ja ka bërë të pamundur studimet, dhe e bëjnë këtë si pjesë të luftës së brendshme mes pushtave të Partisë-Shtet dhe nuk u interesojnë aspak hallet e studentëve.
Këta vegla të rëndomta të pushtetit që kanë bllokuar fjalën e lirë të studentëve dhe nuk lejojnë që ata të flasin, por lejojnë vetëm veglat e veta të kontrolluara të japin mesazhe menojnë se mund të gënjejnë studentët se e keqja e madhe e tyre qenka ministrja Lindita që fle në zyrë dhe jo ideatori në Kryeministri i të gjithë skemës abuzive dhe korruptive të vendosjes së tarifave dhe gjobave ndaj studentëve. Ky grup i vogël që mban me dhunë mikrofonët duke tentuar të shuajnë zërin e protestës ëhstë problem i vetëm i kësaj lëvizje të mrekullueshme dhe masive të studentore.
Studentët duhet të largojnë këtë bandë marksistësh klyshë të pushtetit nga uzurpimi i protestës dhe të marshojnë të lirë drjet përmbushjes së kërkesave të tyre që natyrisht duhet të dëgjojnë heroin e vërtetë të një lëvizje studentore, atë të Azem Hajdarit në përballjen e 28 viteve më parë me Ramiz Alinë.

Artikulli paraprakStudentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata me ty. Turp për këtë kryeministër!
Artikulli tjetërStudentët refuzojnë Ramën: “Po dridhen nga frika, ku dreqin e gjejnë guximin të na dalin kundër”!