Kaba: Studentët duhet të rrëzojnë Ramën, asgjë s’ndryshon me kërkesat për konvikte

Profesor Përparim Kaba është shprehur në një intervistë për mediat se studentët të rrëzojnë Ramën, jo Linditën. Kaba solli një shembull duke kujtuar se si studentët 50 vite më parë rrëzuan me protesta Presidentin e Francës, De Dol. “Edhe atëhere protestat nisën për kushtet në konvikte, por studentët nuk u ndalën derisa rrëzuan Presdentin”, tha Kaba. Profesori është shprehur kritik me kërkesat e studentëve duke thënë se nëse ata do të pranojnë plotësimin e atyre kërkesave minimaliste atëhere asgjë nuk do të ndryshojë pasi situate është problematike në të gjithë vendin dhe problem qëndron tek qeveria. “Ja kam thënë Ramës dhe dua t’ia them sërish, përse shpenzon 40 milionë euro për dy kiloemtra rrugë dhe nuk rregullon me të kushtet në të gjitha shkoallt, kopshtet dhe spitalet?” u shpreh Kaba.

Artikulli paraprakEstrada me Topin e Artë, një nga gazetarët votues nuk ekziston fare!
Artikulli tjetërProtestuesit ndezin Unazën e Re: Edi Rama në burg!