Protestuesit ndezin Unazën e Re: Edi Rama në burg!

Banorët e Astirit kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë, duke kërkuar që marrëveshja të tërhiqet nga projekti kortruptiv. Protestuesit i kanë vënë zjarrin disa gomave dhe kazanëve twë plehrave përgjatë Unazës.
Ata i kanë kërkuar Edi Ramës të heqë dorë nga prona e shqiptarëve.
Pasi kanë marshuar për tek ish-sheshi “Shqiponja” me thirrjet se nuk do të lënë prishjen e banesave të tyre, duke kujtuar dhe aferën e fundit që u publikua ku kompania që ka fituar njërin nga lotet për ndërtimin e Unazës së Madhe ka falsifikuar dokumentet, ata janë zotuar se do vazdojnë deri në fund të protestën e tyre.
Banorët kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme. Kjo ishte dita e 34-t që ata vazhdojnë të protestojnë, ndërkohë që kanë patur dhe një paralajmërim për policinë.
“Policia larg duar nga ne, të mos na provokojë se boll kemi dhënë deklarime se boll u bë. Nesër sërish në protestë”, tha njëri prej tyre.
Të pranishëm në protestë ishin dhe deputetë të opozitës dhe kreu i PD, Basha, i cili theksoi se vetëm të bashkuar do mund t’ja dalim përballë kësaj qeverie që synim ka vetëm grabitjen.

pp

 

p2 1

Artikulli paraprakKaba: Studentët duhet të rrëzojnë Ramën, asgjë s’ndryshon me kërkesat për konvikte
Artikulli tjetërBasha në Unazën e Re: Rama-Veliaj donin t’i varrosnin brenda 10 ditëve, por nuk ja dolën!