Protesta madhështore!

Uragani i protestës së rinisë shqiptarë ka pushtuar kryqytetin, por edhe të rretheve të ndryshme
Më mijra janë nisur për në shesh nga të gjithë drejtimet e shkollave të tyre për të mbërritur në qender tek korpusi i Universitetit dhe me pas në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë mbërritur tek Ministria e Arsimit, që do të jetë edhe stacioni i tyre i protestës masive që zhvillohet në të gjitha Universitetet e vendit. Ata kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe nga të gjitha fakultetet në Tiranë dhe më pas janë mbledhur tek ministria.
Studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji Minierave u mblodhën tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë ku ka pasur ovacione dhe thirrje për kryeministrin Edi Rama.
Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Artikulli paraprakKusarët e qeverisë në burg!
Artikulli tjetërShkencëtarët shumë afër ilaçit që shëron virusin e HIV-it