Studentët vendosin në shesh: Kush shkon tek Rama në Top Show janë të shitur, këtu na ka!

Studentët njoftuan nga proteasta që pozhvillohet para Ministrisë së Arsimit se distancohen nga të dërguarit e Ramës në Top Show-n e Topa Channel.
Rama parlajmëroi se ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel.
Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”. Por studentët nëprotestë njoftuan se asnjë student nuk do të shkojnë të përballet me Ramën në Top Show.

222 1

Artikulli paraprakDeutche Welle: Studentët ultimatum për grevë urie
Artikulli tjetërStudentët bllokojnë rrugën tek Zogu i Zi