“Nuk keni lënë ligj korruptiv pa votuar, pse s’i miratoni amendamentet për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë”

Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se përkundrejt një proteste të drejtë dhe të ndershme kemi një kryeministër që bën premtime boshe dhe mban ende gjallë premtime tashmë të vdekura për përmirësiminn e arsimit.
Vasili u shpreh se të ashtuquajturat dialogje të kryeministrit në skutat më të errëta të korrupsionit, shpëtimi është ligji i cili është një detyrim i papajtueshëm për t’u zbatuar.
“Amendamentet e dy deputeteve, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kerpaçi që konsistojnë në dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, dhe dyfishim të shumës së fondeve për shkencën duhen përshëndetur dhe mbështetur. Këto ndryshime në buxhet, duhen ndjekur për të bërë ndryshimin dhe jo për të bërë mashtrimin e radhës. Propozimi për ndryshimin e ligjit në arsimin e lartë siguron kontributin e studentëve në bordet drejtuese sepse universitetet pa studentë nuk mund të ketë. Studentë të përjashtuar nga vendimarrja në universitete nuk mund të ketë”, tha Vasili gjatë fjalës së tij.
Sipas deputetit të LSI-së, votomi i ndryshimeve të parashikuara në amendamentet e dy deputeteve do të ishin gjëja më e natyrshme që mund të bënte një deputet.
“Është e paimagjinueshme se si do mund të refuzonte një deputet të votonte kundër një ligji të tillë i cili siguron përmirësimet në arsim në një kohë kur nuk kanë lënë ligj korruptiv pa votuar”, mbylli fjalën e tij Vasili.

Artikulli paraprakRENEA në aksion për kapjen e shumë të kërkuarit Edmond Tupja, 1 milionë euro kush tregon
Artikulli tjetër‘’8 kërkesa, dy sheshe, një kauzë”, paralajmërimi i fortë i studentëve