Banorët e zonës së “Unazës së Re” të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, janë shprehur se do të viojnë rezistencën deri në fitimin e kauzës së tyre. Në ditën e 39-të të protestës, banorët me pankarta në duar kërkuan anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, i cili parashikon shembjen e shtëpive të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër ARRSH-ës.
“I bëjmë thirrje ARRSH të mos afrohet, se do ta djegim për s’gjalli, mos guxojë të afrohet”, tha njëra nga banorët e Astirit.
“Projekti është shkatërrues i Unazës së Re”, por “Unaza e Re” do jetë model i zhvillimit të territorit dhe model zhvillimi ekonomiko-social, dhe kjo nuk është politike.
Dua një duartrokitje për artistët e Teatrit që na kanë ardhur për të na mbështetur. Dua një duartokritje për të gjithë deputetët e opozitës. Unaza e re i do gjërat hapur dhe nuk ka frikë për asgjë”, tha avokati, Artan Manushaqe.
Edhe sot, protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.
“Kam 40 ditë që e denoncoj këtë aferë korruptive, paratë e këtyre banorëve po vidhen barbarisht. Përsa i përket dialogut, studentët janë në të drejtët e tyre, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë t’i mbështesin dhe t’i bashkohen”, u shpreh deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga protesta.
Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në të njëjtën linjë shprehu bindjen se do t’i shkojë aferës deri në fund.
“Është vërtetuar publikisht se është një aferë korruptive dhe ne do t’i shkojmë deri në fund për t’i përkrahur banorët”, tha Braimllari.