Banorët e Shkodrës, njërit nga qarqet më të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunësinë më të lartë ne vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi, po protestojnë për të treten ditë me radhë në hyrje të qytetit të tyre. Me parrulla në duar kundër rritjes së çmimeve, protestuesit kanë bllokuar rrugën për rerth një orë. Në një nga parrullat shkruhej: “Ulni çmimin e dritave ose do t’u ulim automatin”.
Ata kanë disa kërkesa, jetike, ekonomike.
Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulta.