Revolta në Shqipëri, numri dy i NATO-s anulon takimin me Ramën

Zëvendësekretarja e Përgjithshme e NATO-s, zonja Rose Gottemoeller e ka anulluar vizitën e saj zyrtare në Tiranë për shkak të protestave të fuqishme që po zhvillohen prej 10 ditësh.
Ishte parashikuar që zyrtarja e lartë e NATO-s do të udhëtonte drejt Tiranës të enjten, më 13 dhjetor 2018 dhe do të qëndronte edhe të premten, 14 dhjetor 2018.
Gottemoeller do të takohej me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati si dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Më pas, do të mbante dy konferenca shtypi të përbashkëta : një me ministrin Bushati dhe një me ministren Xhaçka.
Por, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, numri dy i NATO-s ka njoftuar sot institucionet shqiptare se e ka anuluar vizitën për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë.
NJOFTIMI ZYRTAR I VIZITES:

auto Screenshot 191544698545

Artikulli paraprakDenoncimi i Kryemadhit: Rama, aferë 60 milionë euro në evazionin fiskal të një kompanie nafte
Artikulli tjetërViti i Ri nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë!