Protesta në Shkodër, policia tenton të arrestojë qytetarët, ndërhyn deputeti i PD

Protesta e sotme në Shkodër është shoqëruar me tensione mes policisë dhe qytetarëve, ndërsa këta të fundit shprehen se çdo ditë janë provokuarnga polica kur është bllokuar rruga hyrëse e qytetit.
Në përfundim të protestës mësohet se policia ka tentuar të shoqërojë disa protestues, por kane hasur në kundërshtinë e deputetit Bardh Spahia, i cili ka ndërhyrë duke mos lejuar që protestuesit të shoqërohen në polici.
Mësohet se deputeti ka zhvilluar një debat të ashpër edhe me drejtorin e policisë Vehbi Bushati duke i kërkuar të mos afrohet dhe të lërë të qetë protestuesit.
I kontaktuar deputeti Bardh Spahia është shprehur se këto janë provokime të qëllimta të Policisë së Shtetit që duan të intimidojnë protestuesit në Shkodër të cilët vijojnë protestën e tyre të lirë në ditën e katërt të saj.

Shkoder 1

Artikulli paraprakPolicia provokon studentët, tensionohet situata te Kryeministria
Artikulli tjetërRama nis makinacionet për të shuar protestën/ Studenti: Na janë ofruar ‘iPhone X’ për t’u tërhequr