Brexit: BE nuk i plotëson kërkesat e May

Pak mbas orës nëntë, pas darkës njëorëshe të përbashkët, kryeministrja britanike me pardesynë blu dhe çantën e vogël të dorës, u largua nga vendi, ku u mbajt takimi i nivelit të lartë, në ndërtesën e lartë të Europës në Bruksel. Ajo nuk qeshi, nuk tha asnjë gjë, duke mbajtur vështrimin mbi tapetin e kuq hipi në limuzinën prodhim gjerman dhe u zhduk në drejtim të hotelit. Nga largimi i shpejtë i kryeministres së lodhur, që nuk ka shumicën e parlamentit britanik për marrëveshjen e Brexitit, nuk mund të dallohej nëse pjesa tjetër e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive do ta plotësojnë dëshirën e saj, për sqarim dhe siguri të marrëveshjes së Brexitit. Që me mbërritjen e saj në Bruksel, Theresa May-it iu bë e qartë se në këtë takim të ri të nivelit të lartë për Brexitin, duhet të ulte shpresat e mëdha, me të cilat kishte ardhur prej Londrës. Sepse marrëveshja e Brexitit, e arritur në takimin e nivelit të lartë dy javë më parë u quajt si “më e mira e mundshme”. Theresa May tha, se nuk pret ndonjë kthesë të madhe, pa e thënë tamam çfarë do të ishte kthesa e madhe.
BE nuk lëviz nga vendi
Ajo duhet të ketë pasur të drejtë. Takimi i nivelit të lartë të BE, përsëriti pak pas mesnate në një konkluzion me shkrim atë që ishte e qartë: Bisedime të reja nuk do të ketë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë tekst të detyrueshëm për rregullat e interpretimit të kufirit irlandezo- irlandezoverior. Presidenti i BE, Dondald Tusk tha: “Ne duam të kemi partneritet sa më të ngushtë me Britaninë e Madhe. Bisedimet për një marrëveshje të re, duhet të fillojnë direkt mbas daljes nga BE”. Nuk është synim i BE që të shfrytëzojë “sigurimin” e “suportit”, që do të mbante Irlandën e Veriut dhe Britaninë e Madhe në një union doganor me BE. “Kjo do të ishte ajo ç’ka BE kërkon ta shmangë, në rast se nuk do të ekzistonte asnjë marrëveshje e re për të ardhmen e marrëdhënieve”, tha Tusk.
Presidenti i Komisionit të BE, Jean- Claude Juncker e lëvdoi Theresa May-in për forcën dhe guximin me të cilin lufton për marrëveshjen e daljes, por “ne nuk kemi parë ende asnjë rezultat deri tani.”
Dipomatë të BE thanë, se qëndrimi i ashpër i 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive mund të jetë edhe pjesë e taktikës së bisedimeve. Nuk lejohet dhënia e parakohshme e drejtimit, në mënyrë që të mos vazhdojnë kërkesat e tjera nga Dhoma e Ulët britanike për të bërë ndryshime. “E gjitha është çështje kohe,” tha një diplomat i BE. E pavendosur, prandaj Theresa May ka mundësi të vijë edhe një herë për të folur në Bruksel në fillim të janarit. Votimi për marrëveshjen e Brexitit në parlamentin britanik është lënë për në fillim të janarit.

Jo bisedime të reja
Shumë kryetarë të shteteve dhe qeverive e patën bërë të qartë para darkës së përbashkët, se teksti i marrëveshjes së daljes së britanikëve nga BE nuk do të ndryshojë më. “Është e rëndësishme, të pengohet çdo lloj dykuptimësie. Nuk mund të ketë bisedime pas bisedimesh, sepse bisedimet kanë zgjatur muaj të tërë,” tha për shembull presidenti francez, Emmanuel Macron.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se marrëveshja e Brexitit është “vendosur dhe në fuqi”. Ajo donte një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme, në mënyrë që të mos vendoset një kufi i ashpër midis Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, që i takon Mbretërisë së Bashkuar, mbas Brexitit dhe në fund të fazës kalimtare më 2021.
Britanikët duan të kufizojnë Backstop
Diplomatët britanikë patën shpresuar prej klimës së butë në takimin e nivelit të lartë që mbahej para Krishtlindjeve, BE do i përgjigjej kryeministres britanike me kërkesat e saj. Sepse, pa marrëveshjen e Brexitit me aprovimin e Dhomës së Ulët në Londër, më 29 mars 2019 do të vendoset automatikisht një kufi i ashpër për ishullin irlandez, gjë që BE kërkon ta shmangë me çdo kusht. Në sigurimin e kthimit mbrapsht të Irlandës së Veriut, BE nuk do të mos humbasë asgjë. Ajo thotë se e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në një bashkim doganor me BE dhe për Irlandën e Veriut, rregullat do vendosen vetë nga tregu i brendshëm i BE, për sa kohë që kjo marrëveshje nuk zëvendësohet nga një tjetër midis BE dhe shtetit të tretë, Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë gjë këmbëngulin deputetët e Parlamentit Britanik, sepse britanikët do të vazhdonin të mbeteshin të lidhur ngushtë me BE, pa patur të drejtën e fjalës në bashkimin doganor dhe marrëveshjen e tregëtisë.
Fundi i durimit?
Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite nuk është e vetmja në rrethin e 27 shteteve të BE, që po e humbet ngadalë durimin. Ajo lëshon twitter për takimin e nivelit të lartë me dëshirën e Krishtlindjeve: “Vendosni më në fund, çfarë doni. Kështu që Plaku i Vitit të Ri do ua sjellë atë që doni”.
Drama e vështirë për Brexitin dhe marrëveshjen e daljes nga BE do të ketë një episod tjetër javën e ardhshme në Londër. Aty kryeministrja britanikë do i raportojë deputetëve. Për Theresa May, takimi i nivelit të lartë në Bruksel ishte vetëm fillimi i bisedimeve. Deri për krishtlindje ka mbetur shumë pak kohë për ta shkruajtur edhe një herë nga e para letrën me dëshira dhe për ta nisur në Bruksel.
Përveç Brexitit…
Për dëshirat britanike u diskutua në fillim të takimit të nivelit të lartë. Menjëherë u morën edhe vendimet: BE dënoi ashpër agresionin e fundit të marinës ruse kundër Ukrainës dhe zgjati me një zë sanksionet ekonomike dhe sanksionet kundër qytetarëve rusë. Po ashtu u vendos programi për bisedimet e buxhetit për vitet 2021- 2027. Deri në vjeshtën tjetër do të jetë mbledhur kuadri afatmesëm financiar prej 1,3 bilionë eurosh. E diskutueshme është aktualisht kush do e mbyllë “boshllëkun e Brexitit”, pra kontributet që nuk do pagugen nga Britaina e Madhe. Shumë taksapagues refuzojnë rritjen e kontributeve, vetëm Gjermania është treguar e gatshme.

Artikulli paraprakRektori i UT mbështet studentët, Koni: Protesta demokratike, si më bëri presion dhe shantazhoi Rama
Artikulli tjetërSHBA bën Kosovën me ushtri, Stoltenberg i NATO-s kundër, mirënjohje për Trump