Fake News: Pasqyra e shpirtit të Silicon Valley

Spektri i dizinformacionit rus është preteksti i shtypit, Kongresit dhe aparateve për të mbajtur nën vëzhgim të rreptë gjigandët kalifornianë të Rrjetit. Sa të rëndësishëm për projektimin e fuqisë amerikane, aq edhe ngurrues për t’ju ndjerë pjesë. Kina, pa dëshirën e saj, do t’i shpëtojë.

Pa Facebook nuk do të kishim fituar.
Theresa Hong, përgjegjëse e përmbajtjeve dixhitale për fushatën elektorale të Donald Trump

Ideja se fake news në Facebook kanë influencuar tek zgjedhjet është çmenduri.
Mark Zuckerberg

Sipas fjalorëve, «lajmi» është një informacion që bën të njohur një fakt; «fakti» është diçka që ka ndodhur; «false» është diçka jo e vërtetë, që nuk i korrespondon në realitet asaj që duket se është. Prandaj një fake news, në shqip «lajm fals», është në më poteikun e rasteve një oksimor dhe në më prozaikun një kuntradiktë në terma. Diçka që nuk ekziston apo që ka nevojë për një përkufizim korrekt, duke pranuar se «dizinformazioni» duhet të jetë një lemë pak smart për shekullin e XXI-të, ka mundësi pse nuk buron nga anglishtja. E privuar nga kuptimi leksikor, shprehja nuk është e privuar nga kuptimi gjeopolitik. Përkundrazi, prizmi – dordoleci – i fake news na jep një mënyrë të mëtejshme të lexuar të ofensivës së Uashingtonit kundër dy kundërshtarëve kryesorë gjeopolitikë të tij (Rusisë dhe Kinës) dhe zbulon rëndësinë e Silicon Valley në projektimin e fuqisë amerikane. Disa rrethana të fitores së Donald Trump kanë hapur një Kuti Pandore që bizneset dixhitale kaliforniane nuk do të arrijnë ta mbyllin, por janë thirrur që të paktën të provojnë ta mbyllin pjesërisht. Problemi i informacionit bëhet popullor me shprehjen fake neës në debatin lidhur me zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016. Thuajse asnjeri nuk e kishte parashikuar që një ndërtues që e kishte zili vetë partia e tij dhe i prirur ndaj skandalit si republikani Donald Trump mund të arrinte të mposhtëte një profesioniste të politikës si kandidatja demokrate Hillary Clinton. Me kutitë e votimit të mbyllura e këtej do të kishte qenë e mundur të individualizoheshin arësye të besueshme të débâcle clintonian, nga refuzimi ndaj një figure të perceptuar si elitare tek aftësia e papritur trumpiane në përfaqësimin e frikërave të Amerikës së bardhë. Në narrativën e pas8 nëntorite të ushqyer nga ish First Lady dhe të marrë nga mjetet tradicionale të informacionit kanë mbizotëruar në fakt aspekte të tjera: puna e Drejtorit të atëhershëm të FBI-së James Comey dhe sulmi rus ndaj demokracisë amerikane, dizinformimi i të cilëve në Facebook, Twitter, Reddit dhe kanale të tjera të Rrjetit do të ishin një komponente e rëndësishme. Më 11 janar të 2017, Presidenti i atëhershëm i sapozgjedhur refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit të CNN-it, duke e akuzuar atë dhe televizionin për të cilin punon se «janë një fake neës». E futur në narrativën e Trump, të bazuar mbi delegjitimimin e sistemit politiko – mediatik paraekzistues dhe të kundërt me ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, qysh nga ai moment shprehja dominon debatin amerikan dhe ndërkombëtar lidhur me dizinformimin, sidomos atë që të çon tek Rusia.

Po t’i përmbahesh raportit të lëshuar nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2017, Vladimir Putini ka ideuar sulmin më të madh të të gjitha kohërave kundër presidencialeve për të minuar besimin botëror në procesin electoral amerikan dhe në rendin liberaldemokratik të udhëhequr nga Uashingtoni. Sulmi ka marrë forma të ndryshme: nga tentativat e dështuara për të manipuluar sistemet elektronike të votimit deri në infiltrimet e piratëve informatikë në serverat e Partisë Demokrate, duke kaluar nëpër bashkëpunimin me WikiLeaks dhe denigrimin e Hillary Clinton nëpërmjet kanaleve televizive si Russia Today, uebsajteve si Sputnik, trollëve «kuazi – qeveritarë» në rrjetet sociale. Investigimi i Prokurorit Special Robert Mueller, që mbulon edhe këto tema, ka çuar tashmë në dënimet e para. As raporti, as kauza e Mueller lidhur me dizinformimin, nuk e përdorin shprehjen fake news. Që Kremlini ka provuar të influencojë zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 është e pamohueshme dhe, nga një pikëpamje gjeopolitike, perfekte. Shëndeti i Rusisë varet edhe nga përmirësimi i raporteve me superfuqinë. Pas aneksimit të Krimesë, sanksioneve perëndimore të vendosura nga Uashingtoni e kanë larguar Moskën nga Kontinenti i Vjetër, duke e shtyrë drejt Kinës, që mbetet një rival strategjik, për më tepër më pak i avancuar teknologjikisht se Shtetet e Bashkuara. Përballë vijueshmërisë së premtuar nga Hillary Clinton, kishte kuptim të mbështetej kandidati më pak rusofob, përveçse më pak ekspert.
Që midis mjeteve për të influencuar proceset politike ka dizinformim online nuk është ndonjë gjë e re. pak kohë përpara presidencialeve, Perëndimi e kishte ekzaltuar rolin e rrjeteve sociale në të ashtuquajturat pranvera arabe. Facebook dhe Twitter u kishin mundësuar manifestuesve që të koordinoheshin, duke e anashkaluar censurën e regjimeve ndaj mediave tradicionale. Në mënyrë të habitshme, nuk qenë stigmatizuar si fake news njoftimet e përsëritura lidhur me vdekjen e Mubarak dhe al-Asad (akoma sot në jetë) apo rrëfimi për masakrat që Khadaffi (akoma) nuk kishte kryer. Në vitin 2009, asnjeri nuk ishte indinjuar nga kërkesa – e mirëpritur – Departamentit të Shtetit për Twitter që të shtynte mbylljen momentale për mirëmbajtjen e platformës dixhitale pikërisht teksa egërsoheshin protestat e Valës së Gjelbër kundër konfirmimit të Ahmadinejad në presidencën e Iranit. Risia e operimit rus në vitin 2016 ka qenë aftësia për të arritur një numër të rëndësishëm zgjedhësish efektivë apo potencialë duke shfrytëzuar instrumenta të shpikur nga objektivi i tij – Interneti është gjithësesi një krijesë e Forcave të Armatosura amerikane. Dukshëm që Moska ka përfituar shumë nga përvoja e akumuluar midis viteve 2012 e 2014, kur kishte prodhuar dezinformacija mbi manifestime antiputiniane dhe mbi konfliktin në Ukrainë.

Sipas një investigimi të Mueller, aktiviteti online rus është koordinuar nga Agjencia e Kërkimeve në Internet (IRA). E njohur në Perëndim si «fabrika e trollëve», IRA kishte (ka) në dispozicion rreth 1 milion dollarë në muaj dhe qindra njerëz. Trollët e saj kanë krijuar faqe dhe profile të rremë, shumë prej të cilëve të automatizuar (bot), duke përdorur në rast nevoje të dhënat e vjedhura qytetarëve amerikanë. Objektivi taktik ishte të favorizohej fitorja e Trump, si strategjik të polarizohej shoqëria amerikane, duke i shfrytëzuar frakturat përgjatë disa vijave të përçarjes – racë, besim fetar, klasë, gjini, orientim seksual – dhe duke postuar po të ishte nevoja përmbajtje me domethënie të kundërt në të njëjtin moment. Të paktën në Facebook, janë arritur të dy objektivat: postimet më të ndara nga të gjitha ato që përmbanin dizinformacion (përfshi ato lidhur me Rusinë) nuk kanë të bëjnë as me Clinton, as me Trump, por me Obama, dhe ia detyrojnë suksesin e tyre narrativës sipas së cilës Presidenti afroamerikan ishte mysliman dhe ndoshta jo amerikan.
Në bazë të dhënave në dispozicion në tetorin e 2018, agjencia ruse ka menaxhuar publikimin e mbi 9 milion tweet-eve midis viteve 2013 e 2018, e mbi 80000 postimeve organike dhe të 3519 postimeve të sponsorizuar në Facebook midis viteve 2015 e 2017. Rrjeti social i bashkëthemeluar nga Mark Zuckerberg ka vlerësuar se 126 milion përdorues të tij kanë shikuar përmbajtjet e prodhuara nga IRA – përfshi qytetarët e vendeve të tjera, qytetarët amerikanë e privuar nga e drejta e votimit dhe vetë bot-et ruse që pasonin njëri tjetrin. Numrat duken mbresëlënës, por nuk janë të tillë. Përballë milionit të dollarëve të buxhetit mujor të IRA-s, Trump ka shpenzuar 617 gjatë gjithë fushatës elektorale, Clinton më shumë se 1 miliard. Tweet-et dhe bot-et ruse kanë përfaqësuar 1% të tweet-eve në fushën elektorale të shfaqur në platformë gjatë 2 muajve e gjysmë përpara votimeve. Numri i përdoruesve që ka shikuar përmbajtje të krijuar nga IRA në Facebook është pak më e ulët se shuma e votave të marra më 8 nëntor nga Clinton dhe nga Trump (65.8 + 62.9 milion). Por nëqoftëse këto pastime janë shikuar nga thuajse të gjithë votuesit, rëndësia e tyre është hiç. Moska ka treguar se njeh të gjitha frakturat që zakonisht fshihen nga ëndërra amerikane. Por në fryrjen e zjarrit, ka forcuar orientime të paracaktuara më shumë se ka nxitur një ndryshim në votim. Për fake news, ashtu si edhe për fact checking, është e vështirë të dilet nga dhomat respektive të jehonës. Me big data në dorë, të pohosh se dizinformimi elektoral i prodhuar nga rusët ka qenë përcaktues në qëllim të humbjes së Clinton është gjithësesi një ekzagjerim trashanik. Siç është e vështirë të mendohet se mund të jetë (të ketë qenë) në zgjedhje të tjera joamerikane, pavarësisht nga origjina ruse apo jo e mesazhit. Natyrisht, kjo nuk i ka shkurajuar aktorë të ndryshëm që të ulërasin për skandalin fake news që të godasin Trump, Rusinë dhe Silicon Valley.

Pentagoni, komuniteti i inteligjencës dhe Departamenti i Shtetit – aparatet – janë në favor të delegjitimimit të një president jokonvencional si Trump, axhenda personale e paqëndrueshme e të cilit konfliktuon më interesat kombëtare në disa pika, midis të cilës ruajtja e pranisë ushtarake në botë dhe armiqësia ndaj Moskës. Ta kufizosh ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë me ndërhyrjen sekrete e një fuqie të huaj që opinion publik historikisht e percepton si armike mund t’i dobësoja apo t’ia kufizojë daljet jo të rakorduara më parë lidhur me tema ndërkombëtare. Për këtë qëllim, debate rreth fake news dhe përgjegjësive të rrjeteve sociale është shumë më imediat sesa leksiku i ftohtë ligjor që pashmangshmërisht mbizotëron investigimin e Mueller. Kongresi merr pjesë në projektimin global e Shteteve të Bashkuara dhe ndan qasjen rusofobe të aparateve, por armiqësia e tij ndaj Trump është politike më parë se gjeopolitike: përplasja klasike midis legjislativit dhe ekzekutivit është ashpërsuar nga prania në Shtëpinë e Bardhë e një mishit ë huaj për vetë partinë që pa dëshirën e saj e mbështetur.
Mjetet tradicionale të informimit kanë kontribuar – ato po – në mënyrë vendimtare në ngjitjen e manjatit njujorkez, duke i dhënë hapësirë të madhe më përpara akoma sesa të siguronte emërimin e republikanëve. Pozicionet kontradiktore, retorika përçarëse, vetë sulmet ndaj mediave konvencionale e bënin figurën e vetme në gjendje që të gjeneronte interes (dmth spektatore, kopje dhe hapësira publicitare të shitura) për një zgjedhje ku fitorja e lehtë e Hillary Clinton dukej e padiskutuar. Përfitimet ekonomike të kësaj strategjie, zgjasin, por triumfi trumpian e ka nxjerrë lakuriq dobësinë e shtypit, radios dhe televizionit, që kanë rezultuar të paaftë që të kuptojnë e ta orientojnë elektoratin dhe të kërcënuara nga komunikimi dixhital. Këmbëngulja mbi lidhjen midis dizinformimit online me origjinë ruse dhe pranisë së Trump në Shtëpinë e Bardhe është për Pushtetin e Katërt – më parë akoma se një betejë demokratike – një çështje biznesi. Shënjestra kryesore nuk është as Moska, bile as pasuesi i Barack Obama: është Silicon Valley. Për mediat tradicionale, Internet nënkupton kanale të reja informacioni, port ë menaxhuar nëpërmjet algoritmesh të panjohur dhe të modifikuar në mënyrë konstante; konkurrentë të rinj, nga blogjet tek profilet Instagram, shpesh më pak të kualifikuar dhe gjithmonë me shpenzime prodhimi më të ulëta; së fundi, të ardhura më të ulëta nga publiciteti, duke parë se GAFA (Google, Apple, Facebook e Amazon) dominojnë dhe diktojnë kushtet edhe në sektorin promocional.
Rënia e alarmit për fake news i mundëson Pushtetit të Katërt që ta ekspozojë problemin kryesor të informacionit të krijuar online: mungesën e një kontrolli që i paraprin botimit, të maskuar nga neutraliteti i shpalosur i platformave dixhitale dhe nga ndërhyrja e menjëhershme ex post në rast se sinjalizohen shkelje. Një problem i ndërlidhur me modelin e biznesit të bazuar mbi shpejtësinë, automatizimin dhe numrat e mëdhenj – e rënduar nga mundësia për të sponsorizuar përmbajtjet e veta që t’ia rrisë në mënyrë të shpejyë, të automatizuar dhe të matshme shikueshmërinë. Edhe mosbesimi i aparateve dhe i Kongresit ndaj gjigandëve të Internetit me qendër në Kaliforni ka origjinë të thellë, të cilën fenomeni i fake news ka kontribuar që ta nxjerrë në sipërfaqe.

Silicon Valley paraqet një problem që Detroit (automobila), Houston (hidrokarbure), Hollywood (kinema), Wall Street (financë), natyrisht Perëndimi i Mesëm (mbrojtje) dhe deri Seattle (Microsoft dhe Amazon) nuk e paraqesin. Nga privatësia tek neutraliteti i Rrjetit, nga mundësia për të punuar me/për Pentagonin tek prania në tregun kinez, Silicon Valley ka një axhendë – objekt i një debate mjaft të gjallë të brendshëm të cilit për motive imazhe ijepet rëndësi e madhe – që nuk është gjithmonë në linjë me atë të Uashingtonit. Tipar i vështirë që të imagjinohet për sektorët e tjerë të mëdhenj industrialë të vendit. Google, Apple, Facebook, Twitter (tash e prapa, GAFT) nuk do të jenë kurrë qëllimisht antiamerikanë dhe tashmë kanë dhënë prova për disponueshmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me institucionet, por në ndryshim nga Amazon nuk janë bërë ende organike me fuqinë amerikane. Sigurisht, sektori është i ri, siç janë të rinj drejtuesit e tyre dhe kohët e fundit impenjimi i tyre në lobimin në Uashington. Dhe humusi libertar i San Francisco Bay në të cilin lulëzojnë këto kompani e inkurajon një rezistencë të caktuar ndaj autoritetit. Por përtej faktorit kohë dhe të faktorit hapësirë, deri më tani ka munguar ambicia për t’u integruar në systemin e fuqisë amerikane. Projektimi i ndërlidhur ndërkombëtar i Internetit e ka rritur soft power e Shteteve të Bashkuara (mjafton të mendosh për përhapjen e anglicizmave në gjuhët neolatine), por e ka nxitur GAFT-in që të përpunojë menjëherë një strategji në shkallë globale, jo kombëtare. Në vitin 2018, më shumë se gjysma e të ardhurave të tyre buronte nga tregjet botërore.
Kjo i shtyn të favorizojnë një logjikë të heqjes së barrierare që i ka hapur dyert dizinformimit të ushqyer nga fuqi të huaja armike. Tema bëhet më presuese sa më shumë rritet roli i teknologjisë së informacionit jo vetëm në sektorin e mbrojtjes, por në jetën e çdo qytetari. Interneti ul kosto dhe afate; i jep vlerë inteligjencës artificiale sasiore më shumë se asaj njerëzore cilësore, që bile e ka krijuar; nxit iluzionin se vlera e mallrave dhe e shërbimeve është në matshmërinë e tyre, ia ndryshon përdorshmërinë dhe pritshmëritë lidhur me të kur është offline. Oferta politike duhet t’i përshtatet me shpejtësi një gjuhe të re dhe një horizonti kohor të përshpejtuar e të kufizuar nga rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit. Apple News (që ka mbetur e paprekur nga skandali fake news), Google News, YouTube, Facebook dhe Twitter vlerësojnë pjesën ndaj së tërës, njëhershmërinë më shumë sesa thellimin, azhurnimin e vazhdueshëm respektivisht konstancës, emocionin karshi refleksionit. «Individët bëhen të dhëna dhe të dhënat komandojnë», për ta thënë me fjalët e një të shqetësuari Henry Kissinger.

Kongresi i ndan shqetësimet e përgjithshme ndaj gjigandëve të Rrjetit, duke filluar nga mosbesimi ndaj një bote që nuk e njeh dhe nuk e kupton deri në fund, dhe i shton specifikat që kanë të bëjnë me mbijetesën e vet. Në një sistem dixhital që vlerëson hapësirat e vogla, dizinformimi i realizuar nga mediat sociale mund të jetë më efikas në nivel lokal sesa në atë kombëtar dhe impakti i tij ndaj një zgjedhjeje legjislative më i madh sesa në atë presidencial. Lidhur me presidentët: udhëtimi i ndërmarrë në barkun e Shteteve të Bashkuara nga Zuckerberg menjëherë pas fitores së Trump është interpretuar si shpallje implicite e një kandidature të tij. Post që për krijuesin e një biznesi që ka mbi 2 miliard klientë në muaj – prej të cilëve thuajse 10% nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja – deri Shtëpia e Bardhë rrezikon që të jetë reduktiv, dalja e tij në fushë mund ta revolucionarizojë sistemin partiak amerikan. Ato që kanë sugjeruar shtyrjen e hyrjes së tij në politikë kanë qenë rrjedhja e lajmeve lidhur me aktivitetin e trollëve rusë në Facebook, skandali Cambridge Analytica dhe dyshimet lidhur me neutralitetin e algoritmave (dhe të personave) të Menlo Park. Zuck, që në epokën obamiane kishte marrë pozicione progresiste lidhur me të drejtat e LGBT-ve dhe emigrantët, është gjendur në harkun e pak muajve që t’i duhet të akuzohet se ka bërë Trump të fitojë dhe atë të heqjes në rrjetin e tij social të lajmeve me frymëzim konservator. Reagimi i tij ndaj akuzës se u ka lënë hapësirë të lirë fake news ka qenë reduktimi i hapësirës ndaj të gjitha lajmeve, duke modifikuar algoritmin e Facebook në mënyrë që t’u japë më shumë vend postimeve me karakter personal. Akuza të ngjashme kanë goditur Twitter dhe – me ndonjë arësye – Google.
I ushqyer nga mediat tradicionale, aparatet dhe Kongresi, alarmi i gjeneruar nga dizinformimi rus e ka ndryshuar klimën përreth rrjeteve sociale, duke shkaktuar një rënie të besimit ndaj tyre që është theksuar (sidomos për Facebook) me skandalin e Cambridge Analytica dhe me shkeljet e vazhdueshme e të dhënave, motorët e kërkimit, mediat sociale dhe themeluesit e tyre janë të gjithë në qendër të vëmendjes dhe askush nuk ka interes që t’i heqë prej aty. Por interesat kombëtare e shkëshillojnë Kongresin që të marrë dy masa që do ta zgjidhnin problemin e fake news, por do të shënonte fundin e GAFT-it kështu siç e kemi njohur deri më tani. E para do të ishte barazimi substancial me bizneset editorial, me detyrimin e një kontrolli paraprak mbi përmbajtjet publicitare dhe përgjegjësi ligjore ndaj vetëvetes. Për të qenë efikas, një kontroll i tillë paraprak duhet të jetë cilësor dhe, për pasojë, i kryer nga shumë qenie njerëzore në një hark kohor pashmangshmërisht jo të shkurtër. Duke u bërë kështu i papajtueshëm me modelin e biznesit të bazuar mbi shpejtësinë, automatizimin dhe një basen të pafundëm përdoruesish (me të dhëna relative) e adoptuar nga gjigandët e Rrjetit, që jo rastësisht këmbëngulin që t’i quajnë sipërmarrje teknologjike, jo editoriale. Lëshimet e Google, Facebook, Twitter dhe Apple News me rastin e zgjedhjeve amerikane të mesit të mandatit janë simbolike dhe të improvizuara, jo strukturore: vetë Zuckerberg e ka pranuar në Kongres se zgjidhja e vetme e zbatueshme në shkallë të gjerë është përdorimi i inteligjencës artifciale, pavarësisht limitet e qarta të qasje sasiore janë konfirmuar pikërisht nga masat shëruese të kërkuar nga GAFT-i. Masa e dytë do të ishte çpaketimi – me një legjislacion antitrust – i GAFA-s, që do t’i detyronte të zgjidhnin midis Google e YouTube, Facebook e Whatsapp e të tjera. Për sa i përket fake news, kjo do ta reduktonte ose do ta komplikonte mundësitë e fushatave multikanalëshe të kryera nëpërmjet profilit të një përdoruesi të vetëm.

Ajo që e bën të pamundur miratimin e masave të kësaj natyre nuk është vetëm alergjia tradicionale e amerikanit të mesëm dhe e parlamentarit të tij ndaj rregullimit të ekonomisë. Është edhe Kina, ngjitja online e së cilës është më e shpejtë sesa ajo offline. Reduktimi i madhësisë së kompanive kryesore amerikane të sektorit do të thotë t’i dobësosh ato në konkurrencën për predominimin botëror e kontrollit të të dhënave. Problem nuk do të paraqitej në tregun e brendshëm, ku atraktiviteti i rrjetve sociale do të kufizohej tek minorancat etnike, por në pjesën tjetër të botës, që siç thotë Administratori Delegat i Google, po shkon drejt ndarjes në dysh të Internetit, njërit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe tjetrit nga Kina. Pikërisht dordoleci i dizinformimit, tani i tundur nga kushdo që dëshiron të delegjitimojë një kundërshtar politik (ose mediatik), po u jep qeverive pakashumë liberale rastin e shumëpritur e rregullimit të Rrjetit. Nuk do të kishte kuptim për Uashingtonin që ta favorizonte indirekt Pekinin, duke qenë se ky i fundit mund ta shfrytëzojë sigurisht një lidhje me regjimet diktatoriale tradicionalisht jashtë influencës kulturore dhe ekonomike anglo – amerikane. Për të konkurruar me ekuivalentët e tyre kinezë, GAFT-i dhe Amazon kanë nevojë për atë sasi të madhe të dhënash të cilën vetëm pozicioni aktual gjysmëmonopolist u mundëson që të kenë akses.
Kanë kaluar 2 vjet nga skandali fake news. Russia është i keqi i përhershëm në sytë e Shteteve të Bashkuara. Trump është akoma presidenti. Internet po copëzohet. Silicon Valley ka humbur paksa nga ajo pafajësi që i kishte mbetur pas zbulimeve të Edward Snowden dhe është thirrur që të sqarojë rolin e tij në systemin amerikan. Gjigandët dixhitalë do të duhet të pranojnë logjikat analogjike (këtu si metaforë e «antikes») të pushtetit, duke hequr të paktën nga iluzionet libertare, planetare dhe palingjenetike që megjithatë kanë ushqyer fazën fillestare e zhvillimit të tyre. Përplasja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të vendoset edhe në Rrjet dhe Uashingtoni pret nga GAFT-i që zgjedhja e fushës të jetë e prerë. Përsa i përket dizinformimit, asnjë algoritëm nuk do të jetë asnjëherë në gjendje që ta individualizojë dhe ta eliminojë. Por psikoza e fake news mund të ketë meritën që ka nxitur një refleksion lidhur me rolin që po marrin në jetën tonë të dhënat se kush i kontrollon ato. Një problem kulturor më parë se gjeopolitik, zgjidhja e të cilit nuk gjendet në asnjë motor kërkimi.
(nga Limes)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakGenocidi ukrainas: Një histori e tmerrshme dhe e panjohur
Artikulli tjetërKreu i Konrad Adenauer: Mbështetje masive studentëve, Shqipëria në protesta