Rama tmerrohet nga protesta masive e studentëve, blindon kryeministrinë!

Të gjithë fakuletet në universitetin e Tiranës, kanë bojkotuar mësimin prej 13 ditësh, pasi po protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët të cilët fillimisht i nisën protestat e tyre para ministrisë së Arsimit, tashmë prej ditësh janë pozicionuar para kryeministrisë, ndërkohë që kanë protestuar paqësisht duke mos krijuar incidente. auto 21545037428
Por së fundmi kryeministri Edi Rama ka shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.
Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosru refuzojnë të negociojnë me qeverinë.
Kërkesat e studentëve:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

48371922 10155968670712514 7837579565827358720 n

48366476 10155968679297514 2933483446514745344 n

48372166 10155968679277514 1873840033052491776 n

student po 770x433 770x405 1

Artikulli paraprakProtesta/ Universiteti i Mjekësisë: Mbështesim kërkesën për përgjysmimin e tarifave
Artikulli tjetërStudentët “pushtojnë” Bulevardin, qytetarë nga e gjithë Shqipëria në protestë