U merrnin para shitësve, në pranga 3 policë të Bashkisë së Tiranës

Tre policë bashkiakë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar në zonën e Laprakës. Bëhet e ditur sa ata u merrnin para shitësve ambulantë.
Ndalimi i 3 policëve të Bashkisë së kryeqytetit, është bërë me urdhër-arrest të Prokurorisë së Tiranës.
Emrat e policëve të arrestuar: Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.
Nga hetimet ka rezultuar se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë çdo ditë. Hetimet e nisura pas kallëzimit të vetë tregtarëve.
Lufta kundër informalitetit që aq shumë u trumbetua nga ana e qeverisë Rama duket se është katandisur në gjoba 500 lekëshe për hallexhinjtë dhe të pamundurit.
Policët e Velliaj u merrnin para shitësve ambulantë dhe i kërcënonin aata se nuk do t’i lejonin të shisnin nëse nuk jepnin rushfet për çdo ditë.

POLIC 1

Artikulli paraprakPD dhe Lulzim Basha, shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë
Artikulli tjetërMungesa e gjumit kërcënon seriozisht jetën tuaj