Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët tek selia blu është shprehur se, opozita i mbështet protestat e studentëve.
Basha u shpreh se nuk i përgjigjet asnjë deklarate politike që bën Rama në lidhje me protestat e studentëve.
‘Partia Demokratike dhe unë e mbështesim në të gjitha format protestën e studentëve. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje.
Kundërshtari politik po mundohet ta politizojë, por nuk ka nevojë për të bërë politikën e kundërshtarit.
Studentët kanë një kërkesë të qartë prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.
Fjala e kreut te PD, Lulzim Basha dhe pyetjet e gazetareve
Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur.
Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë:
Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë.
Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.
Prononcimi kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit Parlamentar
Pyetje: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?
Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur.
Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.