Protesta/ Banorët e Unazës së Re sulmojnë Ramën: Tërhiqu sa s’është vonë!

Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar kundër projektit të “Unazës së Madhe”, projekt ky me një sërë problemesh ligjore.
Edhe në ditën e 45-ët, banorët i kanë bërë thirrje Ramës që të tërhiqet nga projekti pasi ata do të vijojnë me protesta deri në fund.
‘O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re’, ‘Qeveri hajdute’, ‘Edvin hajdut, kazan, legen’, ‘E duam Shqipërinë, pa Edi Ramën’, këto ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Kujtojmë se tashmë banorët nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim, por anulim të plotë të projektit.
Një banor u shpreh se shembja e shtëpive të tyre nuk mund të ndodhë, ndërsa sipas tij këtë nuk e bën asnjë vend demokratike. Ai u shpreh se këto veprime janë nga “regjimi i Rusisë”.

Protesta Unaya e Re

Artikulli paraprakPresidenti i kërkon Ramës të realizojë kërkesat e studentëve: “Të reflektohet me shpejtësi”
Artikulli tjetërStudentët mesazh Ramës: “Kemi vendosur të marrim situatën në dorë”!