Basha: Të gjithë oligarkët që kanë vjedhur do t’iu merret pasuria, Rama para drejtësisë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se të gjithë oligarkët që kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, do ju merret pasuria. Ai tha se do të përdoret ligji antimafia për oligarkët, asi që do të zhbëjë të gjitha konçensionet korruptive të kësaj qeverie.
‘Duke marrë shkak nga Unaza e Re, te Teatri, tek Stadiumi, nga Gener 2, tek Gjoka Contruction. Të gjithë oligarkët që kanë vjedhur me Edi Ramën, ne nuk do t’i falim. Ligji antimafia për oligarkinë do ju marrë psurinë atyre që kanë vjedhur. Nëse ata nuk justifikojnë pasurinë, atyre do ju konfiskohet’, tha Basha.

Rama para drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se sapo PD të vijë në pushtet do të çojë Edi Ramën para drejtësisë, që të japë llogari për të gjitha krimet.
Ai tha se qëllimi i PD nuk është marrje e pushtetit me dhunë apo me kufoma siç bëri Rama, por sjellja e ndryshimit.
‘Ka një presion të jashtëzakonshëm për të përmbysur me çdo mjet Edi Ramën, madje dhe me dhunë. Por unë ua kam bërë të qartë, se pikëpamja ime është që një parti politike ka që të mos bëhet pjesë e së keqes, ta denoncojë atë, të mbrojë jetën e qytetarëve të shpalosë alternativën e saj, si dhe të sjellë modernizim. Pikëpamja ime nuk është që ne të marrim pushtetin por që të sjellim ndryshimin. Nëse Rama është i obsesuar me karrigen dhe ishte i gatshëm të vinte në pushtet me kufoma, ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës dhe çuarja e tij para drejtësisë’, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha denoncon dy “librat” e vjedhjes 40 milionë euro dhe cili është plani i PD për studentët
Artikulli tjetërHaradinaj në takimin e BE: Po na tradhëtoni, korrigjimi i kufijve sjell luftra e tragjedi