Babaramo: Ka që e akuzojnë Ramën se e ka blerë dhe opozitën?
Basha: Posi, ka para për të blerë edhe opozitën ai. Po po, po derdh para për të blerë edhe opozitën ashiqare.
Babaramo: Partinë më të madhe të opozitës…
Basha: Jo, partinë më të madhe të opozitës e kenë ballë të betejës. Atë e thotë vetë Edi Rama. Shpresa e tij e vetme është të vazhdojë atë që ka thënë prej ditës së parë që: ka një marrëveshje sekrete. Pse? Sepse në këtë mënyrë demotivon demokratët, në këtë mënyrë demotivon njerëziut që duan ndryshim e thonë që “këta janë të gjithë njësoj”. Por për fat të mirë, ata që kanë sy në ballë e veshë e mend në kokë, për të parë, dëgjuar dhe kuptuar, e kuptojnë se e vetmja pengesë në këto 5 vite për Edi Ramën, ka qënë Partia Demokratike e drejtuar nga unë.
Babaramo: E keni parë një nga posterat e studentëve që thotë: Nuk dialogojmë me Ramën se e pësojmë si Basha?
Basha: Po ti e ke parë që këtë e ka thënë Edi Rama para se ta nxirrte Freshistja me poster aty?!
Babaramo: Kthehemi tek e enjta. Pse duhet të ktheheni? Pse nuk veproni si studentët?
Basha: Nuk kemi marrë vendim. Sot kemi bërë një diskutim në grup. Ka patur deputetë të cilët kanë qënë për të mbajtur një qëndrim në Kuvend, me rastin e kthimit të buxhetit dhe në mbështetje të studentëve. Ka pasur deputetë që kanë thënë: Jo, të shkojmë vetëm seancën e vettingut, sepse ajo është beteja jonë kushtetuese. Sikundër ka pasur deputetë që ka thënë: as tek njëra as tek tjetra dhe të djegim mandatet. Është një diskutim i cili po zhvillohet, natyrisht një vendim do të merret këto ditë. Nesër do të mblidhet edhe tryeza e aleatëve dhe do të merret një vendim politik për këtë çeshtje.
Babaramo: Ju vetë jeni i gatshëm ti digjni mandatet?
Basha: Padyshim! A jam I gatshëm? Po, pa dyshim! A është kjo gjëja që duhet të bëjmë? Ti themi gjërat hapur; në këtë moment opozita nuk ka praktikisht asnjë instrument për të vepruar Brenda parlamentit, në kuptimin institucional. Pra, parlamenti është shndërruar thjeshtë në një tribunë politike ku edhe aty fjalën nuk na e japin, por kemi arritur me mjete të ndryshme që të bëjmë aktin tonë të vetdijësimit, pasi opozita ka detyrimin e vetëdijësimit të qytetarëve. Pra, tribunë politike mbetet. Instrument për të ndikuar në ndaljen e të keqes, për të ndalur ligje korruptive si ai i Teatrit, instrument për të përmirësuar jetën e qytetarëve…