Studentët në Vlorë lënë Ramën me “gojë hapur”, largohen nga takimi

Studentët e Universitietit të Vlorës kanë lënë me gojë hapur kryeministrin Rama në Vlorë në takimin e thirrur nga kryeministri. Studentët pasi i kanë kërkuar Ramës të plotësojë 8 kërkesat i kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen nga protesta. Më pas ata janë larguar nga takimi. Një pjesë e madhe e studentëve janë larguar nga takimi duke thirrur në sallë, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”!
Rama ka hyrë në një sallë në Universitetin e Vlorës për të dialoguar me studentët. Njeri prej tyre, student i ekselencës i ka drejtuar një pyetje “retorike” siç e quajti ai, kreut të qeverisë dhe i ka bërë të ditur se do të largohet nga salla.
Rama ka tentuar ta ndalojë, duke i thënë se duhet të presë edhe përgjigjen, por të rinjtë i kanë kthyer shpinën dhe kanë nsiur të dalin nga takimi në masë.
Në këtë moment, Rama është dorëzuar para të rinjve dhe i ka bërë thirrje pjesës tjetër: Ok, kush do të dalë, të largohet dhe ka pritur në heshtje duke parë boshatisjen e sallën nga pjesa më e madhe e studentëve.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta të shumta nga studentët në Vlorë, ndërsa iu është kthyer keq atyre kur e kanë fishkëllyer.
Studentët janë larguar fillimisht nga truprojat e Ramës, dhe pas rezistencës së tyre ata janë ulur në shkallët e Universitetit.
‘’Do të takoheni me anëtarët e partisë jo me ne”, janë shprehur studentët.

student 1

studente1 1

studente2

Artikulli paraprakSi ndikojnë probiotikët në shëndetin tonë
Artikulli tjetër4 tiparet që i trashëgojmë nga nëna