Studentja kryqëzon Ramën: Ta kam zili pasurinë, pse nuk e ndan me të varfërit!?

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Vlorës, kryeministri është kryqëzuar nga pyetjet e studentëve të cilët e kanë pyetur për pasurinë e tij.
Rama është gjendur jo pak në siklet, ndërkohë që për pyetjet e tyre ja ka hedhur fajin medias duke akuzuar studenten se flet sikur ka dalë nga kazazni.
“Unë e kam zili pasurinë tuaj. Jetoni luks! pse nuk e ndan pasurinë me të varfrit”, u shpreh studentja.
“Keqardhje, flisni sikur sapo keni dalë nga kazani. Po s’keni faj ju, kështu jeni mësuar. Kazani nëpër shtëpitë tuaja ju kontaminuar mendjet.
Unë nuk jetoj në luks. Kam një shtëpi në një vend ku janë ndërtuar. Unë nuk jetoj për të fituar. Unë fitoj për të jetuar. Nuk jam për të mbrojtur pasurinë.
Ideja që njerzit nuk kanë bukë të hanë është një ide e shtrembuar. Më flet pse ikin njerëzit. Po ju them nuk jeni në kohën e komunizmit që njerëzit mos të lëvizin”, u shpreh Rama.
Pjesë nga debati i Ramës me studentin
Studenti: Do shfuqizoj direkt ligjin për arsimin e lartë. Vijoj një degë që se dua, e kam mesataren 9.1, motra ime po ashtu. Paguajmë nga 200 mijë lekë për libra, prindërit i kam pa punë, s’marrim asnjë subvencion asgjë. Kur vini thoni do bëjmë këtë e atë, kur dilni asgjë s’marrim vesh. Vijnë studentët këtu dhe i quani komunistë. Edhe unë do dilja me shpirt me ta, po thash t’ju flas një herë. Po na e vrisni. Po na e vrisni shpresën. E vërtetë është që ai tjetri të vriste në Bulevard, por ju po na vrisni shpresën.

Rama: Do më dëgjosh apo do dalësh?
Studenti: Kryeministri është më i fortë është në opozitë, kur flasim ne s’ka duartrokitje, kur flet ai ne. Më mirë të pastrosh hale jashtë, dhe t’i japësh taksë, diku që të respekton. Të gjithë e dinë ku nuk është shrek. Po bëni diçka të na përmirësoje jetën. Ishte motra pjesë e komiteti i Helsinkit. Një nga FRESH këtu më premtoi se do më fuste punë në bashki, nuk e di kryetari, më mori kartën e identitetit për të më anëtarësuar, jeni bërë shumë bajat, nuk durohet më mor vëlla, nuk durohet më.
Rama: Ku e dëgjove që ju quajta komunistë. Unë thashë në ’90 kërkuam kapitalizëm. Nëse më thua se Vlora ishte siç ishte para 5 vitesh, nëse thua se ka radhë në OSHEE e ke gabim, se faturën mund ta paguash nga telefoni. Okulistin shko në Gjermani dhe shihe a ka radhë apo jo. Në të gjitha sistemet spitalore të Europës shko e shihe a ka radhë. Nuk po bëj justifikim. Në Gjermani i jep shtetit 45% të asaj që fiton. Këtu i paguan shtetit 5% të asaj që fiton. E kuptoj që është shumë seksi kur thua që jeni të gjithë njësoj, por mua më merr të keqen kur thua se jam si ata, se po të isha si ata do haje një plumb në kokërr të ballit, dhe nëse unë do isha si ata universiteti nuk do ishte njësoj si sot.
Rama: Në varfërinë që je… si e bleve iphone.
Studenti: E fitova në një konkurs të një organizate… se me tha edhe motra mos e nxirr.
Rama: Qetësohu, hë të keqen vëllai, e kuptoj që është dita jote kjo.
Studenti: Për shpinë në Surrel, si e bëtë, meqë keni deklaruar se punoni dhe merrni 2 mijë euro. Unë e justifikoj timen, po e justifikoni ju tuajat.
Rama: Si e paguan atë? Mirë, e keni fituar…

ra1

 

Artikulli paraprakNjë vajzë e infiltruar po filmonte, studentët e nxorën jashtë por kërcënohen nga “të fortët” që futen në sallë
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e studentit ndaj Ramës: “Kjo është një shfaqje e ndyrë, shpresoj të mos pushkatohem!”