“Shashkë e porositur nga Rama”, është cilësuar dje nga kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, propozimi i bërë nga Pandeli Majko, për të shkuar në të njëjtën ditë në zgjedhje parlamentare dhe referendum, nëse drafti i Reformës në Drejtësi rrëzohet nga Parlamenti. “Është thjesht një shashkë e hedhur me porosi të Kryeministrit Rama, për të minuar më tej procesin”. Ndërkohë kreu i Grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, i kujton kundërshtarëve të tij politikë se zgjidhja është paragrafi 88 i Komisionit të Venecias. Sa për kontrollin e anëtarëve të rinj, që do të zgjidhen nga radhët e drejtësisë, Paloka thotë se procesi në draftin e mazhorancës është i politizuar. E në këtë kontekst, shprehet ai, edhe opozitës duhet t’i garantohet e drejta e propozimit për dy nga pesë emërimet që do të votohen nga Parlamenti. Sipas Palokës, këtij konsensusi i kanë mëshuar ditët e fundit edhe ndërkombëtarët nga Bashkimi Europian deri në Washington. Në lidhje me vijimin e negociatave, Paloka thotë se ato nuk kanë vlerë, përsa kohë mazhoranca, në mënyrë të njëanshme, i shpërndau deputetëve draftin e Reformës në Drejtësi dhe në një kohë kur pritet futja e shqyrtimit të tij në axhendën e punimeve të Kuvendit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit:...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.
Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të...