Në momentin kur gjakrat janë nxehur kur kreu i qeverisë Edi Rama sapo mori fjalën në Kuvend provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura.
Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës, të cilët duhet thënë se janë kapur në befasi dhe kanë reaguar me vonesë.
Rama dëgjohet që të kërkojë largimin e Hasës nga salla duke thërritur: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!
“Minutat do t’ia fal liderit të opozitës, me mandate të pjekura po jo të djegura. Unë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentë”, u shpreh Rama në nisje të seancë, ç’ka duket se irritoi demokratët.
Rama: Merre nxirre jashtë atë?!
Paloka: Na tregon ti mandatet ne!
Ruçi: Endri Hasa përjashtohet nga senaca, ndërpritet senaca shërbimi nxjerr jashtë Endri Hasën.