Si të ulni temperaturën pa pirë ilaçe

Nëse keni temperaturë të lartë, mos përdorni menjëherë ilaçe. Provoni këto…
Lëngje në çdo orë
Më së miri është që të mos hani ushqim të thatë por të pini sa më shumë lëngje: çaje pa kafeinë, lëngje të pemëve të shtrydhura, ujë me disa pika limoni. Çaji i ngrohtë është më i mirë për shkak që përshpejton djersitjen, ndërkaq djersitja është mekanizëm natyror i ftohjes së trupit, që gjithashtu e liron organizmin nga toksina.
Dush me ujë të ftohtë dhe kompresa të ftohta
Për këto metoda me siguri tashmë dini, mirëpo mbase nuk ju është e njohur që dushi me ujë të ftohtë ul temperaturën vetëm për një kohë të shkurtër. Njësoj vlen edhe për kompresat e ftohta – “bëjnë punë” vetëm nëse jeni këmbëngulës.
Rrënjë e kthetrës së djallit
Kjo bimë në latinisht quhet harpagophytum, ndërkaq çaji i ngrohtë nga kjo rrënjë ul temperaturën, ka cilësi antiinflamatore, gjë që mund të ndihmojë te rastet e infeksioneve bakteriale.
Kakaoja
Kakaoja e ngrohtë përdoret tradicionalisht si mjet kundër temperaturës së lartë, depresionit, sëmundjes së veshkave dhe mëlçisë.
Mëlmesa djegës
Plaga e cila përmban përbërës djegës shkakton djersitje – mekanizëm natyror i ftohjes së trupit.
Pije indiane
Indianët kundër etheve bëjnë pije me shije djegës-të thartë nga specat djegës (feferona) dhe portokalli. Speci djegës njomet në ujë të valuar, i shtohet sheqer (mjaltë) dhe lëng portokalli. Kjo pije, pos që ul temperaturën, nxit djersitjen dhe furnizon organizmin me vitaminën C.
Xhenxhefili
Pos cilësive të shumta shëruese, xhenxhefili gjithashtu ul temperaturën. Bëni çaj nga xhenxhefili pluhur dhe shtoni pak limon. Kjo pije jo vetëm që nxit djersitjen dhe ul temperaturën, por edhe ndihmon te infeksionet bakteriale të fytit. /

Artikulli paraprak“Perezi do Mourinhon”
Artikulli tjetërPërse bëhemi alergjikë papritmas