Ushqimet që ju rrisin përqëndrimin

Jeni duke pasur probleme me përqendrimin? Shumë faktorë ndikojnë që të keni këto probleme, megjithatë, fatmirësisht duket se ka mënyra për ta përmirësuar përqendrimin.
Kafeina
Nuk ka ndonjë pilulë magjike që jua rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substancat e caktuara, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. Kafeina gjendet në kafe, çokollatë, pije energjike dhe, ndonëse ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm e më të përqendruar, efektet janë afatshkurtra. Veç kësaj, sasitë e tepërta të kësaj substance janë të dëmshme, andaj duhet t’u përmbaheni udhëzimeve.
Sheqeri
Sheqeri është burimi i preferuar i energjisë për trurin – jo sheqeri i tavolinës, por glukoza, të cilin trupi e përpunon nga sheqernat dhe karbohidratet që i hani. Kjo është arsyeja se përse një gotë lëng portokalli ose lëng tjetër i pemëve mund të ofrojë përforcim afatshkurtër të kujtesës dhe aftësive të mendimit. Por, nëse e teproni, kujtesa mund të dëmtohet bashkë me pjesë tjera të trupit. Vlen të ceket se sheqeri i shtuar është ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera.

Hani mëngjes për ta mbushur trurin energji
Jeni mësuar ta shmangni shujtën e mëngjesit? Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund ta përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes kanë tendenca të performojnë më mirë në shkollë sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Ushqimet më të rekomanduara për t’i ngrënë në mëngjes janë produktet e bulmetit, tërshëra dhe pemët.
Peshku vërtet se është ushqim i trurit
Peshku është një burim proteinash që vërtet se ndërlidhet me një përforcim të trurit. Peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë çelësi i një shëndeti të mirë të trurit. Një dietë e pasur me këto acide është ndërlidhur me një rrezik më të ulët të demencës, të sulmeve të trurit dhe me një ngadalësim të dobësimit të trurit. Për një shëndet të mirë të zemrës dhe trurit, hani dy herë në javë peshk.
Shtojeni në dietën tuaj një dozë arrash dhe çokollate në ditë
Produktet arrore dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, që është ndërlidhur në shumë studime me dobësim më të ngadalshëm të trurit gjatë moshës. Edhe çokollata e zezë ka veti të fuqishme antioksiduese, pasi që përmban stimulues natyralë si kafeina.
Boronicat janë super të shëndetshme
Hulumtimet me kafshë kanë treguar se boronicat mund ta ndihmojnë trurin nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimet e lira, si dhe mund t’i zvogëlojnë efektet e sëmundjeve si ajo e Alzheimerit apo demenca. Studimet gjithashtu kanë treguar se boronicat e përmirësojnë funksionin e muskujve dhe mësimit.

Artikulli paraprak10 këshilla për një gjumë të qetë
Artikulli tjetërKryemadhi zbulon emrin e doktoreshës që mban kartelën e psikopatisë së Ramës