Një student ka denoncuar sot se mbrëmjen e djeshme se, 4 studentë janë marrë nga policia, dy prej të cilëve janë dhunuar.
Nga ambientet jashtë kryeministri, studenti tha se, ai do të vazhdojë të qëndrojë, ndërsa bërit thirrje që në orën 17:00 të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Studenti: Dje në mbrëmje ka ndodhur ajo që pritej prej shumë ditësh, policia ka marrë 4 protestues, ku dy prej tyre janë dhunuar. Një gazetar që ndodhej këtu tek ne ju sekuestrua telefoni dhe ju fshinë videot.
Në një moment që unë ndodhesha në studion e zotit Zheji, këtu kishin ardhur disa persona që flisnin në emër të studentëve dhe thoshin që protesta ka mbaruar. Unë do të vijoj protestën. Sot në orën 17 i bëj thirrje të vinë të na bashkohen. O do shuhen këta, o do shuhemi ne. Ne do të qëndrojmë deri në plotësimin e kërkesave. Kush do të shkojë të bëjë pushim le të shkojë.
Ndërsa një grup tjetër studentësh tha se, protesta do të mbyllet për momentin, por nuk do të mbyllet kauza e tyre.
Studenti: Një pjesë e mirë e studentëve janë të lodhuar nga një protestë e gjatë, një pjesë i janë drejtuar familjeve, kështu që ne kemi vendosur ta mbyllim për momentin, por jo të mbyllim kauzën. Kauza është për gjitë studentët dhe për gjithë qytetarët.