Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj të ashpër ditën e sotme në parlament zbuloi edhe një detaj interesant për kryeministrin Edi Rama.
Pasi e akuzoi si personin kyç që punon për krimin e organizuar në Shqipëri, Kryemadhi zbuloi edhe një fakt të pa kapur nga media këto 24 orë.
‘Dje na kishte ardhë me antiplumb’, tha ajo sot gjatë seancës që po zhvillohet ditën e sotme në parlament.
‘Si mund të pranojë Rama vetingun kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë offshore, kur problemin ka me vëllanë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve nuk dihet se ku shkojnë e shërbejnë për pastrimin e parave të drogës.
Ai është gijotina e parë e SPAK dhe BKH, t’i masin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardhë me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin, varet ça malli i shesin.
Të shikojmë kartelën shëndetësore, i është fshehur kartela nga Mira Rakacolli, nuk po them për burrin e saj, që e kuron nga astma dhe i them mos pi drogë, se i bën keq për astmën’, deklaroi Kryemadhi.
Dhe në fakt nëse ju bën një analizë të hollësishme fotografive të marrë gjatë performancës së djeshme të Edi Ramës në parlament, duket qartë që poshtë këmishës dhe xhaketës së kostumit të tij është veshur edhe një antiplumb.
Zbulimi i vazhdueshëm i skandaleve që po prishin një skemë gjigante të pastrimit të parave nga krimi i organizuar në vepra publike dhe koncesione të ndryshme, duket se ka prishur ekulibrat dhe duket se kryeministri tashmë ndihet i frikësuar dhe i rrezikuar, edhe nga ortakët e tij ‘biznesmenë’.