Rama vilë në 4 bunkerë 1000 metra katrorë, Berisha thirrje studentëve: Verifikojeni në Google!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Kuvend fshehjen e pasurisë së Kryeministrit Edi Rama, sipërfaqen e vërtetë të vilës së tij në Surrel dhe i ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve ta verifikojnë vetë sipërfaqen ku jeton kryeministri duke klikuar me Google Earth.
“Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr nga Vetingu?! Se e filloi karrierën e tij si kryeministër me një vilë të ndërtuar – më falni, se dje ju dhashë informacione të gabuara, sot i kam të sakta, në 4 bunkerë me disa meter, 4-16 metër me sipërfaqe, në total prej njëmijë metër katrorë. Ftoj ju studentë ta hidhni poshtë këtë. Por klikoni në Google Earth dhe do të gjeni gjithçka për sarajet e Surrelit.
Edi Rama heshti nuk nxorri një fjalë mbi raporton e OSBE-së.
Edi Rama ka shndërruar këtë vend në proktektorat të Krimit. Këtu nuk ka kohë, është koha e krimit. Hajde palo burra.
Pse ju nuk frenoni amendamentin dhe të ulemi me ekspertë dhe të marrim ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ta bëjmë model për mbarë rajonin. Asnjëherë.
Marrim ekspertët më të mirë dhe ulemi në tavolinë. Fati që ndodhi kjo dëshmon kjo të drejtën e opozitës për të hedhur në koshin e plehrave ligjin. Momenti është kritik, bëtë gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonat e zeza të nxira të krimit”, tha Berisha në Kuvend.

Artikulli paraprakKryemadhi: Pse Rama erdhi me antiplumb dje në Parlament?!
Artikulli tjetërBanorët e Bregut të Lumit protestë para Bashkisë: “Do të armatosemi dhe do të vrasim”…