Protesta te Unaza/ “Bujrum po jua mbajti! Këtu vendosim ne, jo bandat e Edi Ramës”!

Protesta e sotme e banorëve të Unazës së re ka vazhduar në ditën e saj të 48-të. Në mbështetje kanë qenë sërish deputetët e Partisë Demokratike.
Deputeti Klevis Balliu, duke vlerësuar qëndresën e banorëve vuri në dukje se ata ndezën shpresën, dhe se bashkërisht do ti nxjerrim para përgjegjësisë ata që nuk pranojnë Vetting.
“Keni ndezur shpresën e protestave. Qëndresa juaj denoncoi krimin që po bëhej me këtë projekt.
Qëndresa juaj denoncoi lidhjet kriminale të Edmond Begos me Taulant Ballën dhe Edi Ramën.
Ne marrim shembull dhe frymë nga ju, ne do të rezistojmë dhe bashkërisht do t’i nxjerrim para përgjegjësisë ata që nuk pranojnë Vetting”, u shpreh Balliu.
Duke ju referuar kërcënimeve për gjoba e dërgim fadromash, Balliu shtoi…, “Bujrum po jua mbajti. Këtu vendosim ne, jo bandat e Edi Ramës”.

unaza1

Artikulli paraprakBasha: Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur është niveli më i ulët i politikbërjes
Artikulli tjetërRama dhe Veliaj të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euro, rihedhin në treg akuzat e vjetra ndaj Bashës